Te Wolfsburgu luan sulmuesi shqiptar, Admir Mehmedi, por një histori e veçantë është ajo e mesfushorit zviceran, Renato Steffen, i cili nesër do të sfidojë origjinën e gruas së tij.
Bashkëshortja e lojtarit të Wolfsburgut është shqiptare dhe quhet Qëndresa.
None found
Fakti që skuadra gjermane përballet në turin e dytë të Ligës së Evropës ndaj një klubi shqiptar po përjetohet shumë në familjen e Steffenit. Ky i fundit prej katër sezonesh është pjesë e padiskutueshme e Wolfsburgut dhe përpara udhëtimit në Shqipëri, 28-vjeçari ka folur për mediat gjermane, nisur edhe nga fakti që bashkëshortja e tij është shqiptare.
“Gruaja ime është vetëm një orë larg Kukësit. Në ceremoninë e martesës, rreth 70 të ftuar kishin ardhur nga vendlindja e nuses”, tregon numri 8 i Wolfsburgut, i cili është martuar me Qëndresën vetëm 15 muaj më parë.
Nesër në orën 20:00 në “Air Albania” luhet ndeshja dhe Stefen në të vërtetë do të kishte marrë mbështetje nëse ajo do të kishte praninë e tifozëve, por loronavirusi i ndërlikon kushtet.
“Gruaja ime mendon se është turp që loja po zhvillohet pa spektatorë. Nëse ndodhte ndryshe, shumë të afërm të saj do të kishin ardhur dhe unë do të kisha dhuruar 30 fanella”, tregona Steffen.
Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditën e sotme mund të ndjeni një afrim më të madh…
Ish-banori i Big Brother VIP, Keijsi Hyseni, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për…
Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si…
Më në fund është zbuluar data e finales së madhe! Në një mënyrë spektakolare, këtë mbrëmje në prime banorët dhe…
Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, ka reaguar Qeveria shqiptare.…
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend,…