Seria A dhe çdo event tjetër sportive në Itali është ndërprerë deri më datën 3 prill, ndërsa orët e fundit janë shtua shqetësimet në lidhje me kohën kur do të mbyllet kampionati dhe si do të shpallet fituesi.
Paraditen e sotme presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Massimo Gravina deklaroi se Seria A ka kohë deri më 31 maj, që të shfrytëzojë të gjitha datat e lira për të mbyllur kampionatin, pasi më vonë do të nisë grumbullimi i Kombëtares.
None found
Megjithatë në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Ligës, ka qenë kreu i Lega Pro, Francesco Ghirelli, që ka hedhur dritë në lidhje me diskutimet dhe hipotezat që janë momentalisht në tavolinë.
“Momentalisht jemi duke grumbulluar idetë se si mund të procedojmë dhe Brenda datës 23 mars do të ketë një vendim final. Ideale do të ishte të shtyhej Kampionati Europian me disa ditë, që të fitonim kohë, por nuk përjashtohet as opsioni i organizimit të një Play Off-i për të shpallur fituesin e Serisë A”, deklaroi Ghirelli.
Bersant Celina ka shkëlqyer në fitoren e Al-Ettifaqit, duke kontribuar me gol dhe asistim në triumfin 3-0 ndaj Al-Kholood.Al-Ettifaq triumfoi…
Kreu i PD Sali Berisha ka dalë në një komunikim për mediat, ku ka folur për dhunën policore ndaj studentëve.…
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar nga ambientet e Komisariatit nr. 2 në Tiranë, ku ndodhet me Besart…
Një histori që ndërthur solidaritetin njerëzor me një ngjarje të rëndë është bërë publike nga faqja “Evente_a_Kamëz”. Bëhet fjalë për…
Protesta e 12-të studentore në Tiranë ka marrë vëmendjen e medias franceze France 24, e cila i ka kushtuar një…
Kreu i PD Sali Berisha ka dalë në një komunikim për mediat, ku ka folur për dhunën policore ndaj studentëve.…