Categories: Uncategorized

E BUJSHME/ Kategoria Superiore drejt bojkotit

Disa nga presidentët e klubeve të Kategorisë Superiore kanë gjetur akordin për të bojkotuar ndeshjet e radhës në kampionat.

Bëhet e ditur se vendimi është marrë si shenjë revolte për premtimin e pa mbajtur të Qeverisë për paketën financiare sportive.

Kampionati sapo ka rinisur në një kohë që rrezikon ndjeshëm të pezullohet. Sipas burimeve afër presidentëve të futbollit, në një rakordim të plotë të Ligës, pritet që fundjava të rrezikojë të shtyhet, pasi është menduar edhe mekanizmi i bojkotit, në shenjë revolte për premtimin e pa-mbajtur të qeverisë në drejtim të paketës financiare sportive për klubet e futbollit.

Pritet që këto dy ditë të ketë një vendim final nga ana e presidentëve në lidhje me vijimësinë e kampionatit, dhe në këtë pikë, parashikohet që të centralizohet pjesa e të luajturit futboll, deri në një reflektim të palës shtet karshi kërkesës së klubeve të futbollit.

Vendimi është menduar dhe në parim, presidentët e klubeve nuk do të dalin në fushë deri në një refleksion për të ri-parë edhe një herë çështjen e Ligjit të Sponsorizimit dhe amnistinë fiskale ku klubet janë të mbërthyera prej vitesh nga organet tatimore.

Konfirmim zyrtar në lidhje me një bllokim të mundshëm të kampionatit nuk ka ende, por mes presidentëve të klubeve ka një dakordësi që këtë të javë të mos dalin në fushë në ndeshjet e radhës të javës së 19-të të Kategorisë Superiore.

Idenë e bojkotit si një formë presioni për reflektim ka hedhur edhe presidenti Duka, por këtë radhë Liga dhe vetë presidentët kërkojnë të hedhin hapin e parë, duke parë që përgjigja e shtetit nuk ka qenë në pritshmëritë e tyre dhe aspak një premtim i mbajtur.

(abcnews.al)

të fundit

Sara Hoxha: Big Brother VIP këtë vit nuk ka qenë thjesht një spektakël…

Producentja e Big Brother VIP Albania, Sara Hoxha teksa ka dhënë një intervistë për karrierën profesionale, ka folur sigurisht edhe…

14 minutes ago

Hapja zyrtare e Grup-Kapitullit 3, Hasani në Bruksel: Një gurthemel i ri, reflektim i progresit të Shqipërisë bazuar në meritë

Pasditen e sotme u zhvillua në Bruksel, Konferenca e 5-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së, e cila miratoi hapjen e…

19 minutes ago

SPAK u sekuestroi apartamentin tek “Kodra e Diellit”, reagojnë avokatët: Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa nuk janë pronarët e pronës

Ditën e sotme, Prokuroria e Posaçme njoftoi se ndaj veliajt janë shtuar edhe 6 akuza të tjera, ndërsa së bashku…

47 minutes ago

Erdogan përjashton mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në Turqi! Lideri i vendit flet për raportet më SHBA-të: Mund të zhvilloj një vizitë në Amerikë

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka folur për raportin e tij me homologun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald…

51 minutes ago

Të gjithë sytë e Europës te Alen Sherri, fati i kampionit të Serisë A do të jetë në duart e portierit shqiptar

Kjo e premte do të jetë vendimtare pasi do të përcaktojë titullon kampion në Serinë A. Dhe fati i këtij…

1 hour ago

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deko zbulon: PSG-ja na e kërkoi Jamalin, ndërsa Real Madridi…

Drejtori sportiv Deko analizoi situatën aktuale te Barcelona dhe rinovimin e fundit të kontratës së Hansi Flikk. Për “RAC-1”, drejtori…

1 hour ago