sport

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deko zbulon: PSG-ja na e kërkoi Jamalin, ndërsa Real Madridi…

Drejtori sportiv Deko analizoi situatën aktuale te Barcelona dhe rinovimin e fundit të kontratës së Hansi Flikk. Për “RAC-1”, drejtori zbuloi se ka pasur oferta nga PSG-ja për Lamine Jamal.

“Flik i ka sjellë stabilitet këtij projekti, lojtarët janë rritur bashkë me të. Në futboll një vit është i rëndësishëm, dy edhe më shumë, pastaj ka stabilitet. Flik është i lumtur këtu, ai identifikohet me klubin”.

Të lidhura

None found

Projekt afatgjatë, rinovim afatshkurtër: “Ky është klubi më i mirë në botë, por puna është intensive. Planet duhet të jenë afatgjata dhe duhet të ecim hap pas hapi. Dy vjet është një periudhë e mirë për një projekt, por koha do ta tregojë. Nuk duhet të nxitohemi.”

Epokë e re: “Epoka ka filluar tashmë me ardhjen e Laportës, këtë vit ai konfirmoi se jemi në rrugën e duhur. Mendoj se ka pasur vazhdimësi. blerjet e Levandovskit, Kunde dhe Rafinjas ishin të mira. Cilësia e lojtarëve vendas ishte aty. Dhe tani po konsolidohemi si një ekip konkurrues.”

Për rinovimin e Lamine Jamal: “Ai është në rrugën e duhur. Para së gjithash, ne shohim se ai ka një pjekuri të jashtëzakonshme. Jemi të lumtur me të dhe duhet ta shijojmë. Është një përvojë unike që ndodh çdo disa vjet, të shohësh një lojtar me kaq shumë besim dhe cilësi, por nuk duhet të harrojmë se ai është 17 vjeç. Pavarësisht se sa i pjekur është, ai është ende 17 vjeç dhe duhet të jetojë jetën e tij në atë moshë. Bota në moshën e tij është shumë e komplikuar dhe ai thjesht duhet të përpiqet të jetë i lumtur. Ai duhet të ketë një kontratë të drejtë, të denjë për cilësitë e tij. Ai nuk duhet të jetë më i paguari ose më i ulëti, ai duhet të vlerësohet për atë që është. Nuk ka klub më të mirë se Barcelona për të.”

Oferta për Jamal: “Po, pati oferta sezonin e kaluar, jo këtë. Ne të gjithë e dimë për çfarë po flasim dhe sa vlen ai. Kur nuk do t’i dëgjosh ofertat, është e kotë. Por klubet gjithmonë kërkojnë. PSG kërkoi, Real Madrid jo”, deklaroi ai.

të fundit

Zjarri në Himarë po vihet nën kontroll, banesat nuk kërcënohen më

Situata e zjarrit në Himarë është duke shkuar drejt stabilizimit, ndërsa sipas informacionit të fundit nga Prefektura e Vlorës, aktualisht…

9 minutes ago

Mbi 450 efektivë dhe 160 ushtarakë në vijën e frontit të zjarrit në Himarë

Rreth 460 efektivë dhe punonjës të strukturave të ndryshme janë angazhuar në terren për përballimin dhe shuarjen e zjarrit. Në…

10 minutes ago

PSG zgjat bashkëpunimin me pesë futbollistë të rëndësishëm

Paris Saint-Germain ka siguruar të ardhmen e pesë futbollistëve, duke rinovuar kontratat e Lucas Beraldos, Senny Mayulu, João Nevesit, Willian…

1 hour ago

Horoskopi 5 Shtator 2026/ Çfarë parashikojnë yjet për dashurinë, financat dhe karrierën

Dashi Tregohuni sa me te kujdesshëm qe te mundeni gjate kësaj dite sepse ne te kundërt situata mund t’iu dale…

2 hours ago

34-year-old man arrested in Kičevo to serve prison sentence

Më 03.09.2026, në ora 14:00, në Kërçovë, policë të Drejtorisë për Punë të Brendshme Kërçovë arrestuan E.A. (34 vjeç) nga…

2 hours ago

Pacolli: Six stone crushers punished for illegal operation

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se gjashtë gurthyes kanë operuar në mënyrë të kundërligjshme,…

2 hours ago