Categories: Uncategorized

Dybala tregon momentin kur vendosi të bashkohet me Juventusin

Paulo Dybala ka zbuluar se pas tij ishin vënë shumë klube, por ai donte të shkonte te Juventusi dhe askund tjetër.

Sulmuesi u bashkua me Juven nga Palermo për 40 milionë euro në verën e vitit 2015 dhe tani vlera e tij është më shumë se dyfishi i paguar më parë.

Të lidhura

None found

Argjentinasi që akoma është duke u rikuperuar nga coronavirusi, ka folur për faqen zyrtare të Juventusit për shumë gjëra.

“Momenti kur vendose për Juventusin? E mbaj mend atë ditë sikur të ishte dje”.

“Unë isha në shtëpi në Palermo me nënën time dhe të tjerët. Ne po flisnim për atë që mund të ndodhte, ekipin që unë mund të zgjidhja. Tashmë kishte shumë klube, trajnerë dhe të tjerë që thërrisnin, por e dija ë nuk mund t’i thosha askujt jo ose po, sepse e ndjeja që herët ose vonë do të vinte thirrja nga Juve”.

“Një ditë, pas drekës, agjenti im thirri dhe tha brenda një ore, do të marrësh një telefonatë nga drejtori i Juventus. Unë fola me Fabio (Paratici) dhe ai më tha që do të bënte gjithçka të mundshme për të siguruar që unë të bashkohesha me Juventusin.

“Pasi e vura telefonin poshtë, unë vrapova te mamaja ime, e përqafova dhe i thashë që nuk dua të shkoj diku tjetër”, tregon Dybala.

26-vjeçari ka bërë që 216 paraqitje për bardhezinjtë, duke kontribuar me 91 gola dhe 36 asistime.

të fundit

Ombudsperson holds roundtable on report on the Specialized Chambers

Avokati i Popullit sot, në orën 10:00, mban një tryezë diskutimi lidhur me publikimin dhe prezantimin e Raportit ex officio…

9 seconds ago

Raketë balistike ruse godet një kompleks banimi në Kiev, vijojnë sulmet në Ukrainë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se një raketë balistike ruse goditi një kompleks banimi në Kiev, ndërsa objektivi kryesor sipas…

34 seconds ago

Roberto Vergori takes command of KFOR in Kosovo

Në Prishtinë, në orën 11:00, mbahet ceremonia zyrtare e ndërrimit të komandës së Misionit të KFOR-it në Kosovë. Gjatë ceremonisë,…

34 seconds ago

Raketat balistike godasin dy anije tregtare në Ngushticën e Hormuzit, pa viktima të raportuara

Një anije cisternë dhe një anije kontejnerësh u goditën nga disa raketa në Ngushticën e Hormuzit, tha Zyra Britanike e…

59 seconds ago

Kosovo government reviews ten issues at today’s regular meeting

Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës, ku pritet të shqyrtojë dhjetë pika të rendit…

1 minute ago

Faton Mehmeti: PDK-ja u përpoq t’u hapte varrin të tjerëve, por e bëri për vete

Në vitin 2015, Kuvendi miratoi bazën ligjore për Gjykatën Speciale, me mbështetjen e Hashim Thaçit dhe PDK-së. Në vitin 2026,…

3 minutes ago