Juventus ka luajtur ndeshjen e fundit në shtëpi për sezonin 2021/2022. Ishte gjithashtu i fundit për sulmuesin Paulo Dybala në Torino. Ai u zëvendësua në minutën e 78-të dhe lojtari ka shëtitur nëpër stadium për t’i dhënë lamtumirën tifozëve.
Pas fishkëllimës së fundit, i gjithë ekipi u mblodh për të organizuar një lamtumirë për lojtarin. Nga mbytja e ndjenjave, ai nuk i mbante dot lotët.
None found
Mes atyre që duartrokitën lojtarin ishte edhe e dashura e Paulos, modelja dhe këngëtarja argjentinase Oriana Sabatini.
Pas ndeshjes, Dybala nuk u largua menjëherë nga stadiumi, por ai u ul në shoqërinë e Dushan Vlahovic.
Argjentinasi u transferua te Juve në qershor 2015 nga Palermo për 41 milionë euro. Gjatë kësaj kohe, ai luajti në 292 ndeshje në të gjitha garat, shënoi 115 gola dhe dha 48 asistime.
Gjatë shtatë viteve të tij në Juventus, Dybala fitoi pesë herë kampionatin italian, tre herë Kupën e Italisë dhe një herë Superkupën.
Lojtari largohet nga klubi si lojtar i lirë. Arsenal, Inter, Man United, Manchester City, Tottenham, Newcastle dhe PSG janë në garë për të. /albeu.com/
Një tjetër letër e Arlinda Zekajt drejtuar institucioneve të vendit, është publikuar gjatë së dielës, kur janë bërë një javë…
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar Qeverinë se ka shkelur afatin ligjor për miratimin dhe dorëzimin e projektbuxhetit për…
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë gjatë natës një hotel në qendrën e zonës turistike malore të Ponte…
Një shkencëtare e njohur e Universitetit të Kembrixhit është konfirmuar mes viktimave të aksidentit të rëndë hekurudhor në Spanjë, ku…
Ditën e djeshme rreth orës 17:30, katër nxënës shqiptarë janë ndaluar nga policia në qytetin e Kotorrit në Mal të…
Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës dhe kërkesa për largimin e kryeministrit shqiptar, kanë tërhequr vëmendjen edhe të medias italiane…