Categories: Uncategorized

Dybala-Del Pieros: E humba fanellën tuaj për vetëm 10 euro, u zemërova shumë

Paulo Dybala ka jetuar ditë të vështira, i prekur nga Covid-19. Pas konfirmimit pozitiv bashkë me partneren, ylli bardhezi përjetoi makthin e virusit të frikshëm, që ka gjunjëzuar mbarë globin.

Ai ka ditë të tëra i karantinuar në shtëpi, edhe nëse më e keqja është hedhur pas krahëve tashmë, siç tha vetë ai në një bashkëbisedim “live” përmes Instagramit me Alessandro Del Piero:

Të lidhura

None found

“Pas lajmit të keq, ne qëndruam në shtëpi, duke pritur që gjithçka të ikte. Unë kisha disa simptoma, Oriana i kishte ato më të shkurtra. Infektimi më pengoi të bëja disa gjëra, por ruajta qetësinë. Prej dy ditësh kemi qenë mirë dhe pa simptoma. Unë jam duke pritur për rezultatin e tamponit të radhës”.

Dybala i ka kaluar ditët i izoluar në Torino, larg futbollit dhe stërvitjes, për një muaj, si të gjithë shokët e tij bardhezinj. Natyrisht, i mungon shumë futbolli: “Do të doja të dilja, vetëm sa për të parë fushëm; të isha me shokët e mi të skuadrës, të isha në dhomën e zhveshjes, të prekja topin. Më mungon i gjithë ai ambient. Ne kemi dëshirën, por nuk duhet të rrezikojmë të infektohemi përsëri”.

Argjentinasi, gjithashtu, tha se kishte provuar të blinte një bluzë të Del Pieros në një ankand në internet. Po ashtu, kujtoi herët e para në Serie A dhe sfidat kundër Samuel: “Doja të blija fanellën tuaj në internet, por e humba atë për vetëm 10 euro (i tha argjentinasi Del Pieros). Unë u zemërova shumë. Hera ime e parë në Serie A? Mbaj mend kur luaja kundër Samuelit, ai bëri 15 faulle ndaj meje…”

të fundit

Angellov: Stuhia që përfshiu rajonin po zhvendoset drejt Maqedonisë së Veriut

Stuhi të fuqishme që kanë përfshirë vendet të rajonit si Shqipëria dhe Kosova, është duke lëvizur drejt Maqedonisë së Veriut,…

1 minute ago

Mbyllet dita e 52-të e protestës kundër qeverisë, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës dhe ndryshim politik

Përfundon protesta e 52 kundër Ramës. Pas fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët marshuan në rrugët e Tiranës, me thirrjet “Arresto Ballukun”,…

2 minutes ago

Shtohet trysnia ndërkombëtare për zhbllokimin institucional, koalicioni LVV-LDK shihet si alternativë për Kosovën

Ngërçi institucional në Kosovë po vazhdon të ngrejë shqetësime për funksionimin e shtetit dhe për raportet e vendit me partnerët…

5 minutes ago

52 ditë revoltë kundër Ramës, protestuesit vijojnë rezistencën dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Me thirrjet “Arrestoni Ramën”, ka vijuar marshimi në rrugët e Tiranës. Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit. Prej 52…

6 minutes ago

Çfarë na shtyn të takohemi ende me persona që nuk duam t’i kemi më pranë?

E presim fshehurazi mesazhin e anulimit, por sërish themi “po” – pas këtij zakoni që na lodh fshihet një ndjenjë…

6 minutes ago

Zelensky largon nga posti kreun e Forcave të Armatosura pas protestave të ditëve të fundit

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shkarkuar nga detyra komandantin e përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Oleksandr Syrskyi. [...]Read More...

10 minutes ago