Categories: Uncategorized

Dy lojtarë të Partizanit me koronavirus vënë në rrezik derbin, vjen reagimi i Tiranës

Klubi i Tiranës është i qartë në lidhje me fatin e derbit mes Partizanit dhe bardhebluve.

Kështu, pas lajmit që dy lojtarë të të kuqve janë të prekur nga Koronavirusi, në skuadrën bardheblu është ndierë frika.

Gjithsesi, kjo nuk do të thotë asgjë, sepse drejtuesit e klubit bardheblu kanë qenë të qartë për çështjen e ndeshjes.

Sipas drejtorit sportiv të klubit Tirana, Arbi Laçi, nga ana njerëzore i vjen keq që ka ndodhur një fakt i tillë, për më tepër para derbit.

Gjithsesi, zgjidhja është vetëm një: të luhet ndeshja.

Laçi u shpreh për “Panorama Sport” se në dorë gjithë situatën e ka Federata, por bardheblutë janë që të luhet takimi, pasi kështu është protokolli i ndeshjeve në Kategorinë Superiore dhe nuk shtyhet ndeshja.

“Frika ekziston, por për ne ndeshja duhet të luhet, duke zbatuar protokollin që ka publikuar Federata, ndonëse është kjo e fundit që vendos gjithçka. Ne vetëm zbatojmë vendimet e saj”, është shprehur Laçi.

Sipas tij, është e pamundur që një sfidë e tillë të lihet për në fund, ndonëse për të gjithë shëndeti duhet të jetë në radhë të parë.

të fundit

Roza Lati i jep fund lidhjes me Xhonatan Islamin?

Lidhja e Roza Lati dhe Xhonatan Islami, e cila për një kohë të gjatë ka qenë në qendër të vëmendjes…

37 seconds ago

PD kërkoi mbledhje urgjente të Këshillit të Mandateve për imunitetin e Ballukut, PS refuzon, Manja: Kemi angazhime të tjera

Ditën e sotme, Partia Demokratike, ka kërkuar një mbledhje urgjente të Këshillit të Imunitetit dhe Mandateve për Belinda Ballukun, por…

4 minutes ago

Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova bëhen prindër për herë të katërt

Familja e Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova është zgjeruar edhe një herë. Këngëtari i njohur, 50 vjeç, dhe ish-tenistja profesioniste,…

9 minutes ago

Nëna e Shpat Kasapit me mesazh prekës, fjalët e saj për Selvijen

Nëna e Shpat Kasapit, Gjylymsere Kasapi, ka reaguar së fundmi me një mesazh prekës në rrjetet sociale, ku ajo falenderon…

16 minutes ago

PS heq dorë nga ndëshkimi për 19 deputetë, masa vetëm për 10 ligjvënës

Partia Socialiste, është tërhequr nga masat për 19 deputetë të PD-së, për cilët është kërkuar përjashtim me 10 ditë, nga…

33 minutes ago

Shkoni te zyra e Gysit, aty bëni mbledhje/ Debate në Sekretariatin e Etikës, Bardhi: Pse nuk përjashtoni anëtarët e qeverisë që sillen si banditë?

Ditën e sotme, Sekretariati i Etikës në Kuvend, është shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës. Kryetari i Grupit Parlamentar…

51 minutes ago