showbiz

Nëna e Shpat Kasapit me mesazh prekës, fjalët e saj për Selvijen

Nëna e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, Gjylymsere Kasapi, ka reaguar së fundmi me një mesazh prekës në rrjetet sociale, ku ajo falenderon të gjithë ata që kanë qendëruar afër familjes në këto momente të vështira.

Gjithashtu, ajo falenderon edhe nusen e Shpatit, Selvijen, të cilën e përshkruan si bashkëshorte të devotshme dhe nënë të shkëlqyer për nipin e saj të vogël.

Të lidhura

None found

“Në mënyrë të veçantë dua të faleminderoj SELVIJEN time të dashur, shpirtin e shpitit tim Shpatit, i cili jo vetëm që e dashuronte por, e adhuronte për butësinë, çiltërsinë, moralin e një bashkëshorteje të devotshme, e cila maksimalisht ishte e përkushtuar jo vetëm si bashkëudhëtuese në jetën e tyre të përbashkët, por edhe si një nënë e shkëlqyeshme e nipit tim të vogël, ROELIT..! Kjo u vërtetua edhe me faktin se Shpati ndëroi jetë në krahërorin e Selvijes”, thekson ajo.

Në postim Gjylymserja, paralajmëron se çdo spekulim apo keqinterpretim lidhur me ngjarjen do të dënohet jo vetëm moralisht por edhe ligjërisht, duke kërkuar respekt për dhimbjen e familjes, veçanërisht për Selvijen.

“Ju lutem na lejoni t’a përjetojmë dhimbjen tonë të thellë”, shkruan nëna e Shpatit.

Postimi i Plotë:

“I faleminderoj të gjithë familjarët e familjes KASAPI, familjes sime nga prindërit e mi dhe natyrisht të gjithë shoqërisë sonë në përgjithësi, kolegëve dhe artistëve nga të gjitha trevat shqiptare për mbështetjen dhe ndarjen me ne, të dhimbjes së madhe që po përjetojmë me largimin nga jeta të SHPATIT tonë të dashur për të gjithë…! Në mënyrë të veçantë dua të faleminderoj SELVIJEN time të dashur, shpirtin e shpitit tim Shpatit, i cili jo vetëm që e dashuronte por, e adhuronte për butësinë, çiltërsinë, moralin e një bashkëshorteje të devotshme, e cila maksimalisht ishte e përkushtuar jo vetëm si bashkëudhëtuese në jetën e tyre të përbashkët, por edhe si një nënë e shkëlqyeshme e nipit tim të vogël, ROELIT..! Kjo u vërtetua edhe me faktin se Shpati ndëroi jetë në krahërorin e Selvijes, mbi të cilët u hudh edhe Roeli, duke mos kuptuar se çka ndodhë…!!!Faleminderim të sinqertë dua të shpreh edhe për familjen e Sefer dhe Elida Jao, Agimin dhe Besnikun, një familje e mrekullueshme,të cilët gjatë gjithë periudhës martesore të Shpatit dhe Selvijes, kanë qëndruar afër nesh gjithëmonë, kurse Shpatin e kishin jo si dhëndrin por si djalin e tyre…!

Çdo spekulim ndryshe nga kjo që me zemër të thyer dhe lot në sy prej nëne, vjehre dhe gjysheje, do e dënoj jo vetëm moralisht por edhe ligjërisht…! Ju lutem atyre,që në këto momente mundohen të na shqetësojnë si familje në përgjithësi, cilindo prej emrave që përmenda më lartë, sidomos Selvijen time të dashur dhe të respektuar, e cila më mban të gjallë në këto çaste të rënda për mua, të lejojnë t’a përjetojmë dhimbjen tonë të thellë dhe le të shohin punët e tyre personale..!

Për fund, një FALEMINDERIM të thellë për gjithë ata që na ngushëlluan për Yllin, Dritën dhe Birin tim dhe të juajin SHPATIN…! PREHU NË PAQË SHPIRTI I MAMIT”, shkruan Gjylymsere Kasapi.

 

të fundit

Teuta prezanton fanellën e re në stilin e lashtë, reagojnë Qeqa Krelani dhe Edlir Tetova

Qeqa Krelani dhe Edlir TetovaNë prag të sezonit 2026-2027 në Superiore, klubi i Teutës ka prezantuar fanelën e re, në…

1 minute ago

Himni shqiptar nuk u ekzekutua në Pustec gjatë vizitës së Mickoskit, kryebashkiaku sqaron: Bashkia nuk ishte organizatore

Ditën e djeshme, në Bashkinë e Pustecit u zhvillua Festivali Folklorik Maqedonas, ku mori pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë së…

4 minutes ago

Aksident i rëndë në Durrës/ Makina përplas për vdekje 32-vjeçarin, policia në kërkim të drejtuesit të mjetit

Mëngjesin e sotëm 21 gusht 2026, një aksident është regjistruar në aksin rrugor Shkozet-Shijak, në vendin e quajtur Rrashbull. Sipas…

16 minutes ago

Barcelona siguron marrëveshje personale me Lautaro Martinezin?

Klubi katalunas, Barcelona thuhet se ka arritur marrëveshje personale me sulmuesin Lautaro Martinez dhe tani synon të njëjtën gjë me…

18 minutes ago

LSDM: Pas Vuçiqit, edhe Mickoski po përgatitet të caktojë zgjedhjet

Nga LSDM në një kumtesë për media thonë se Hristijan Mickoski sërish i ka rikthyer zgjedhjet në qarkullim.Sipas LSDM-së, pasi…

30 minutes ago

Guximi i paskrupullt për propagandë

Një video e një helikopteri që shuan zjarr me precizion në SHBA shitet si aksion në Shqipëri, shoqëruar me hashtagun…

33 minutes ago