Categories: Uncategorized

Dy herë teste në javë për çdo futbollist, Premier League gati të rikthehet

Premier League planifikon të shpenzojë plot 4 milionë stërlina për të zbatuar një protokoll shëndetësor të rreptë në momentin që skuadrat do të rinisin sezonin e lënë përgjysmë për shkak të COVID-19. Me këtë fond do të blihen 26 mijë tamponë (150 stërlina është kostoja e një tamponi), që do të përdoren dy herë në javë për të gjithë futbollistët e 20 skuadrave të elitës së futbollit anglez. Në këtë mënyrë do të ofrohej më shumë siguri, që më 13 dhe 14 qershor të rinisë kampionati.

Një shpenzim i madh, por që ia vlen të kryhet sipas drejtuesve të futbollit anglez, gjithsesi vendimi përfundimtar do të merret në takimin e të premtes, më 1 maj, kur të përcaktohet përfundimisht protokolli shëndetësor.

Të hënën, në Angli, u janë rikthyer përgatitjeve tri skuadra londineze, Arsenali, Tottenhami e Ëest Hami si dhe Brightoni. Skema është e njëjta për të gjithë: stërvitje me rotacion. Për stërvitjet në grup duhet pritur 18 maji, por gjithçka do të varet nga vendimi i qeverisë, që do të merret javën e ardhshme.

të fundit

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…

6 hours ago

VIDEO/ Disa u shokuan e disa i mërzitën! Si reaguan ministrat pas propozimeve të Ramës

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…

6 hours ago

Horoskopi 12 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…

6 hours ago

Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu: Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut

Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…

6 hours ago

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon sulmet ndaj Katarit, nuk e përmend Izraelin

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…

7 hours ago

Kosova merr nën kontroll objekte në Graçanicë dhe Shtërpcë ku vepronte Posta e Serbisë

Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…

7 hours ago