Categories: Uncategorized

Dy Botërorë të blerë, Prokuroria amerikane publikon dosjen e korrupsionit në FIFA

Prokurioria Amerikanë duket se nuk është kënaqur me faktin se SHBA do të jetë bashkëorganizatore e Botërorit 2026 me Kanadanë dhe Meksikën. Ajo ka vazhduar hetimet e nisura disa vite më parë e që shkaktuan tërmet në FIFA dhe ashtu si në Botërorët paraardhës, ka arritur në konkluzionin se edhe ata të viteve 2018 dhe 2022, ishin caktuar nëpërmjet ryshfeteve dhe korrupsionit në nivelet më të larta të organizatës botërore.

Ryshfete për të paktën katër ish-zyrtarë të lartë të FIFA-s, e-maile që tregojnë konspiracione, pagesa nëpër kompani në parajsat fiskale e takime të fshehta të denja për filmat me spiunë, janë pjesë e dosjes prej 70 faqesh me të cilën Prokuroria Amerikane akuzoi në total 16 persona e kompani për shitjen e organizimit të Botërorëve 2018 në Rusi dhe 2022 në Katar.

Të lidhura

None found

Tre kompani të të drejtave televizive me qendër në Nju Jork, si dhe një kompani uruguaiane janë akuzuara për transferime të parregullta e pastrim parash. Nërrmjet hetimeve e dosjes së tyre, u mësua se anëtarët e atëhershëm të Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s: Hulio Grondona (Argjentina, i ndarë nga jeta në vitin 2014)), Nikolas Leoz (Paraguaj, i ndarë nga jeta në vitin 2019) dhe Rikardo Teksiera (Brazil), kishin marrë para për të votuar për Katarin. Ndërkohë, për ish-zyrtarin Salguero, nga Guatemala, aludohet se ka përfituar 1 milion dollarë për votën e tij pro Rusisë. Kompani si prestigjiozja “21 Century Fox Inc.” janë të përfshira dhe kanë paguar shuma të mëdha që aktiviteti të organziohej në një vend apo në tjetrin, si dhe për të siguruar më pas ekskluzivitetin e transmetimit në territore të caktuara.

të fundit

Emigracioni në rajon/ Shqipëria kryeson, me numrin më të lartë të largimeve nga vendi, sfidë kritike

Flukset e emigracionit po shndërrohen në pengesë kryesore për rritjen ekonomike afatgjatë në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (WB6). Banka…

15 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.5 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…

29 minutes ago

Njihuni me parashikimin e motit 18 Maj 2026, sa do të jenë temperaturat

Këtë të hënë vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe…

46 minutes ago

Plagoset me armë zjarri punonjësi i policisë, uniformat blu në kërkim të autorit! Çfarë ndodhi gjatë natës

Pak pas mesnatës, një punonjës policie është plagosur me armë zjarri në zonën e Shkozës në Tiranë.  I plagosur ka…

50 minutes ago

Horoskopi 18 Maj 2026, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Një çështje financiare kërkon kujdes dhe maturi. Mos merrni vendime të nxituara, sidomos në punë. Në dashuri, komunikimi bëhet…

57 minutes ago

VIDEO/ Zjarri përfshiu banesën 3-katëshe, shpëton mrekullisht nëna dhe tre fëmijët në Turqi

Një shtëpi 3 katëshe u përfshi nga flakët. Ngjarja ndodhi në në lagjen Uzunkum të Sapanca në Turqi. Zjarri u…

9 hours ago