Categories: Uncategorized

Duka i vë pikën: Sezoni të mbyllet, nëse nuk rifillon deri në 1 qershor

Presidenti i FSHF-së, Armando Duka është shprehur se do të ishte mirë që kampionati të riniste para qerhsorit, pasi nëse nuk ndodhë një gjë e tillë do ishte mirë të mbyllej kampionati.

Në një intervistë për “Klan TV”, Duka, thekson se federata i ka të gjitha planet, pavarësisht se çfarë do që të ndodhë me futbollin.

Të lidhura

None found

“E mira do ishte të rinisim stërvitjen të paktën deri më 20 maj, për të pasur më shumë kohë për lojtarët. Ne kishim një plan që të nisnim stërvitjen më 2 maj dhe kampionatin më 20 maj, por për këtë as nuk morëm asnjë përgjigje. Ne i kemi planet çfarë do që të ndodhë, është menduar edhe eliminimi i Kupës dhe në rast se kjo ndodh do të shkojnë 4 vendet e para në kampionat në Kupat e Europës.

E mira është që ne të fillojmë deri në fillim të qershorit, por nëse nuk fillojmë deri në 1 qershor, më mirë të themi stop. I bie të bëjmë ndeshje çdo 48 orë. Është thuajse kot. E mira është që të kemi filluar deri në fillim të qershorit dhe ekipet tona të jenë të përgatitura për ndeshjet e Kupave të Europës në gusht.

Skuadra e zemrës? E kam thënë gjithmonë që jam simpatizant i Vllaznisë.

Në Shqipëri nëse shikojmë skuadrat dhe lojtarët që kanë, do thonim se Kukësi duhet të jetë në vend të parë, pasi ka lojtarët më të paguar në Shqipëri, por është 9 pikë pas Tiranës.”, u shpreh Duka.

të fundit

Tirana fiton derbin me tre gola, Ernest Muçi e përshëndet suksesin e bardhebluve

Festa e ekipit të Tiranës pas derbit dhe Ernest MuçiTirana mposhti Partizanin në derbin e kryeqytetit [...]Read More...

1 hour ago

Ylli Aga kishte parashikuar triumfin e Tiranës ndaj Partizanit: Besim i madh te bardheblutë

Ylli AgaGazetari sportiv, Ylli Aga, e kishte parashikuar fitoren e Tiranës në derbi para disa ditësh, madje me bindjen se…

1 hour ago

Yassir Zabiri, sulmuesi maroken që po bën bujë në Spanjë me shtatë gola në tetë ndeshje

Yassir Zabiri po tërheq vëmendjen në futbollin spanjoll me paraqitjet e tij për Racing Santander. Sulmuesi maroken ka realizuar shtatë…

3 hours ago

Malkaj recounts protest incident: They hit me in the back and warned me not to return

Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…

3 hours ago

Mickoski: Average salary to reach €1,000 by the end of the term

Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…

3 hours ago

Horoskopi 12 tetor 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Dashuria: Nëse jeni beqarë, zemra juaj tani po kërkon kohën e vet: midis angazhimeve dhe shqetësimeve të përditshme, rrezikoni…

4 hours ago