Categories: Uncategorized

Duka: Presim dritën jeshile për të rifilluar kampionatin në fund të muajit maj (VIDEO)

Në një intervistë për Ora News, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, tha se në takimin e zhvilluar me presidentin Meta, i ka kërkuar ndihmë për rifillimin e futbollit në vend dhe se sipas tij, futbolli ka nivel të lartë risku për shoqërinë.

Armand Duka: ”Edhe pas kërkesave tona të njëpasnjëshme në mënyrë institucionale drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Arsimit, deri më sot nuk kemi pasur një përgjigje zyrtare se kur mund të diskutohet apo se kur mund të ketë një datë se kur mund të rifillojë futbolli në Shqipëri, apo dhe sportet e tjera. Për këtë kam kërkuar edhe ndihmën e presidentit, kam pasur një takim sot me presidentin. I kam paraqitur protokollin që kanë përgatirur specialistët Federatës Kombëtare të Futbollit për mënyrën se si mund të organizohen ndeshjet si dhe për të kërkuar mbështetjen e tij për rifillimin e futbollit. Në gjykimin tonë, futbolli, stërvitja dhe aktivitetet nuk janë në nivel risku të lartë për shoqërinë shqiptare, madje janë me më pak rrisk se aktivitetet e tjera që janë liberalizuar apo që kanë filluar në Shqipëri.”

Të lidhura

None found

Duka tha githashtu se ka pasur një reagim nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, dhe pret kampionati të rifillojë në fund të muajit maj.

Armand Duka: ”Sot kemi pasur një lajm të mirë, kemi pasur një reagim nga Ministrja e Shëndetësisë, ka dërguar një shkresë në federatë ku na kërkon një grup specialistësh për të diskutuar datat e rihapjes. Ja kemi dërguar me urgjencë përgjigjen dhe tani presim se kur do të ketë një datë sa më shpejt. Shqipëria nuk ka asnjë aryse që mos ta përfundojë kampionatin sepse ne nuk kemi pasur një nivel të lartë të përhapjes së virusit. Kurba te ne është e sheshtë dhe risku është më i vogël. E mira është që ne të rikthehemi në kohë dhe të fillojmë me kushte të përshtatshme. Uroj që ne ta kemi këtë dritë jeshile para fundit të majit për të filluar aktivitetin. Pra javën e ardhsme fillojmë stërvitjen, dhe në fundit të majit të rifillojmë aktivitetet sportive. Kjo do të bëjë që ne të përfundojmë kampionatin në datat e përcaktuara nga UEFA para fundit të korrikut ose brenda 3 gushtit.”

të fundit

Tirana fiton derbin me tre gola, Ernest Muçi e përshëndet suksesin e bardhebluve

Festa e ekipit të Tiranës pas derbit dhe Ernest MuçiTirana mposhti Partizanin në derbin e kryeqytetit [...]Read More...

34 minutes ago

Ylli Aga kishte parashikuar triumfin e Tiranës ndaj Partizanit: Besim i madh te bardheblutë

Ylli AgaGazetari sportiv, Ylli Aga, e kishte parashikuar fitoren e Tiranës në derbi para disa ditësh, madje me bindjen se…

40 minutes ago

Yassir Zabiri, sulmuesi maroken që po bën bujë në Spanjë me shtatë gola në tetë ndeshje

Yassir Zabiri po tërheq vëmendjen në futbollin spanjoll me paraqitjet e tij për Racing Santander. Sulmuesi maroken ka realizuar shtatë…

3 hours ago

Malkaj recounts protest incident: They hit me in the back and warned me not to return

Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…

3 hours ago

Mickoski: Average salary to reach €1,000 by the end of the term

Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…

3 hours ago

Horoskopi 12 tetor 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Dashuria: Nëse jeni beqarë, zemra juaj tani po kërkon kohën e vet: midis angazhimeve dhe shqetësimeve të përditshme, rrezikoni…

3 hours ago