Categories: Uncategorized

Duka: Bylis-Tirana dyshohet si e trukuar, do ketë masa të rrepta nëse vërtetohet

Tirana u shpall kampione e vendit për herë të 25-të, por ka një problem të madh, pasi është nën hetim për ndeshjen e Kupës së Shqipërisë ndaj Bylisit.

Vetë presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka pranuar që gjysmëfinalja Bylis-Tirana (përfundoi 2-1 për Bylisin, teksa në pjesën e parë udhëhiqte Tirana) dyshohet si e trukuar.

Të lidhura

None found

Duka ka deklaruar se në bashkëpunim me UEFA-n ajo ndeshje po hetohet dhe paralajmëron masa të rrepta ndëshkimore nëse vërtetohet se ka trukim.

“Bylis-Tirana është një ndeshje që dyshohet si e trukuar. Nuk jam jurist, por më la shije të hidhur ajo ndeshje. Juristët po mbledhin fakte në bashkëpunim me UEFA-n. Kemi bashkëpunim me UEFA-n dhe nëse do të vërtetohet që ajo ndeshje ka qenë e trukuar, do ketë dënime të rrepta”, deklaroi kreu i FSHF-së për “News 24”.

të fundit

Gjykata në Pejë cakton një muaj paraburgim për Jeton Sylajn

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj Jeton Sylajt, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë, sipas…

2 minutes ago

Arlinda Zekaj i ishte drejtuar edhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës pak ditë para vrasjes

Neglizhenca institucionale në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt mund të jetë më e gjerë sesa është bërë e ditur…

2 minutes ago

Qeveria miraton disa projektligje dhe propozon 15 anëtarë për Këshillin Kombëtar të Shkencës

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje të rregullt, në të cilën ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e…

11 minutes ago

LSDM i bën thirrje Prokurorisë të hetojë pretendimet për transferimin e “parave të zeza” nga Serbia në Maqedoni

LSDM sot ka kërkuar që Prokruria të ngrit hetim ndaj pretendimeve se Aleksandar Vuçiq po transferon parat e tij në…

16 minutes ago

Inspection at the Chair market: Customs seizes 135 kilograms of tobacco and 30 liters of alcohol

Doganierët e Doganës së Shkupit dhe ekipet mobile të Departamentit të Operacioneve kryen një kontroll në tezgat në tregun e…

16 minutes ago

VIDEO/ Students march through Tirana streets and protest outside the Ministry of Education

Pas marshimit në rrugët e Tiranës, studentët janë stacionuar para Ministrisë së Arsimit, ku vijojnë protestën me thirrje kundër qeverisë…

16 minutes ago