Drita është eliminuar nga Liga e Evropës, pasi pësoi humbje në udhëtim te Legia 2-0.
Drita e nisi mjaftë mirë takimin, duke krijuar disa gjysmëraste dhe duke luajtur si e barabartë me klubin polak.
None found
Megjithatë u desh të pritej minuta e 24-të për ta parë golin e parë në këtë sfidë, kur shënuan vendasit.
Një harkim nga e majta bëri që Wszolek të realizoi për 1-0, pas një gabimi nga mbrojtësi i majtë Ilir Blakqori.
Drita tentoi të rikthehet në lojë duke tentuar t’i organizonte disa aksione, por mbrojtja e vendasve ishte shumë lartë e vendosur.
Kur pritej që pjesa e parë të përfundonte, Legia shënoi edhe golin e dytë.
Ishte sulmuesi Pekhart që realizoi me kokë për 2-0 pas asistimit nga këndi.
Me epërsinë e vendasve 2-0 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Drita luajti shumë më mirë në pjesën e dytë, duke krijuar disa raste të mira, por që nuk ia arritën të realizonin.
Rastin më të mirë për të shënuar e pati Festim Alidema në minutën e 90-të, por goditja e tij u prit nga portieri Artur Boruc.
Gjithsesi ishte një paraqitje mjaftë e mirë e Dritës, e cila largohet kokën lartë nga garat evropiane.
Kampioni i Kosovës arriti të shkruante histori të futbollit kosovar, pasi u bë skuadra e parë që merr pjesë në raundin e tretë të Ligës së Evropës.
Sot do të mbahet protesta e 35-të masive në Shqipëri, ku qytetarët atje kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e…
Për shumë vite, Shqipëria u promovua si alternativa ekonomike e Mesdheut, një destinacion ku mund të shijohej deti me kosto…
Një “njoftim i kuq” është shpallur nga Interpoli për kapjen e 39-vjeçares Anastasia Berezovskaya, e cila dyshohet se është e…
Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar këtë të shtunë përmes një postimi në “Facebook” lidhur me 25-vjetorin e Pavarësisë së…
Ukraina ka kundërshtuar deklaratat e Rusisë se trupat e saj kanë vënë nën kontroll Kostyantynivka-n, qytet në lindje të vendit.Kjo…
Mesfushori veteran kroat, Luka Modric, është gjithnjë e më pranë vazhdimit të aventurës së tij te AC Milan edhe për…