Drita regjistroi një fitore të vlefshme në transfertë, duke mposhtur Dukagjinin me rezultatin 2-1 në stadiumin “13 Qershori” të Klinës, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e shtatë të Superligës së Kosovës.
None found
Miqtë nga Gjilani e kontrolluan më mirë fillimin e takimit dhe në minutën e 34-t gjetën golin e avantazhit. Liridon Balaj shërbeu Blerim Krasniqin, i cili nuk gaboi në përballjen me portierin dhe e dërgoi topin në rrjetë për 1-0.
Vendasit u përpoqën të reagonin para mbylljes së pjesës së parë, por nuk arritën ta thyenin mbrojtjen e Dritës. Kështu, skuadrat shkuan në pushim me epërsinë 0-1 të gjilanasve.
Drita e nisi edhe pjesën e dytë në mënyrën më të mirë të mundshme, duke e thelluar avantazhin. Pas një situate të rrëmujshme në zonën e Dukagjinit, Besnik Krasniqi reagoi shpejt dhe nga distanca e afërt shënoi për 2-0.
Dukagjini nuk hoqi dorë nga përpjekjet dhe arriti ta ngushtojë diferencën. Dienit Isufi realizoi për 2-1, duke i dhënë ekipit klinas besim për të kërkuar barazimin.
Vendasit e shtuan presionin në minutat e fundit dhe në kohën shtesë patën rastin më të mirë për ta barazuar rezultatin. Megjithatë, goditja e tyre u përplas në shtyllë, duke i mohuar Dukagjinit mundësinë për një rikthim.
Drita e ruajti avantazhin deri në vërshëllimën përfundimtare dhe u largua nga Klina me tri pikë. Pas kësaj fitoreje, skuadra gjilanase shkon në kuotën e 11 pikëve, ndërsa Dukagjini mbetet i treti me 12 pikë.
Vrasja e Alinda Zekajt, e cila dyshohet se u privua nga jeta nga kunati i saj, Albert Sylaj, mbrëmjen e…
Skuadra e Prishtinës ka mposhtur Dritën në ndeshjen e mbetur të xhiros së dytë në Superligën e Kosovës futboll. Të…
TeutaTeuta vijon përgatitjet për ndeshjen e radhës në “Abissnet Superiore”, sfidë të cilën do ta luajnë të shtunën përballë Tiranës…
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, së bashku me Zëvendëskryeprokurorin e Shtetit, Bahri Hyseni, prokurorin e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit,…
Pas valës së protestave që kanë pushtuar vendin prej javësh, Franca po planifikon investime në arsim. [...]Read More...
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Sopot të Bulqizës. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se si pasojë e…