Christian Eriksen mund të largohet që në janar nga Tottenhami. Nuk është thjesht një indicie gazetareske, siç ka ndodhur në vazhdimësi gjatë muajve të fundit, por një pohim i trajnerit të “Spurs”-ave, Jose Mourinho.
Portugezi, në një konferencë për shtyp dy ditë para përplasjes me Middlesbrough nq FA Cup, deklaroi:
None found
“Sot, Eriksen ka tre opsione: mund të gjejë marrëveshjen me një klub për fundin të sezonit, të largohet në janar ose të qëndrojë.”
Pra edhe vetë Mourinho e ka të qartë që nuk mund ta mbaje me zor danezin, pavarësisht se i kanë ofruar rinovimin e kontratës me një pagë “faraonike”. Shitja në janar është një mundësi, edhe pse jo idealja, për të mos e humbur në verë me parametër zero. Në këtë rast, klubet që interesohen për shërbimet e tij, do ta “rrëmbenin” për një shifër rreth 20 milionë euro, shumë më pak se vlera e tij.
Real Madridi, PSG, Juventusi dhe Interi janë vënë në garë për të bindur futbollistin. Në janar apo në fund të sezonit, ankandi për Eriksenin tashmë është hapur.
Një skandal i rrallë ka tronditur futbollin irakian, ku ndeshja mes Zakhos dhe Karbalasë është ndërprerë pas vetëm 14 minutash…
Analisti politik Xhevdet Pozhari ka reaguar pas sekuestrimit të rreth 136 kilogramëve marihuanë në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku tre persona…
Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume here me e mire sot. Shfrytëzojeni sa te mundni çdo moment sepse…
Në Prime-in e sotëm të BBVK5, Anjeza u akuzua se po bën lojë me Sharrin dhe se e ka inskenuar…
Pas performancës në studion e “Big Brother VIP Kosova”, Akili ka falënderuar Antonetën për tekstin e këngës. Ai sqaroi se…
Akili dhe Bejta kanë kënduar në studion e BBVK këngën “Për ty pyeta hanën”, e cila u krijua nga dyshja…