Emri Schumacher është zyrtarisht përsëri në Formula 1.
Siç njoftoi Ferrari të martën pasdite, Mick Schumacher do të bëjë debutimin e tij në garën në Nürburgring, për Çmimin e Madh të Eifel, që zhvillohet fundjavën e ardhshme.
None found
Djali i legjendës Michael Schumacher do të fillojë praktikën e parë të lirë të premten për ekipin Alfa Romeo, i cili është i pajisur me motorë nga Ferrari.
Përveç 21-vjeçarit, edhe Callum Ilott do të drejtojë makinën e Alfa Romeot në praktikën e lirë. Robert Shwartzman gjithashtu do drejtojë një makinë të Formula 1 në finalen e sezonit në Abu Dhabi.
“Jam shumë i lumtur që e kam këtë shans në praktikën e lirë. Fakti që pjesëmarrja ime e parë në Formula 1 do të jetë para tifozëve të mi në shtëpi në Nürburgring në fundjavë, e bën këtë moment edhe më të veçantë”, tha Mick i entuziazmuar.
Sulmuesi Enis Rexhepi po e dëshmon se do të jetë një kandidat serioz për të marrë ftesë nga Kosova edhe…
5300 denarë është rritur shporta minimale sindikale për një vit, kryesisht nga dhjetori I vitit të kaluar deri më tani…
Xhamia e Larme në Tetovë ka nisur procesin për t’u përfshirë në Listën Tentative të UNESCO-s, si hap i parë…
Një lëvizje e beftë e Policisë ka ndodhur në këto momente të protestës. Policia ka hyrë në Sheshin Skënderbej me…
Mes tensioneve dhe përplasjeve të vazhdueshme, protesta në Tiranë vijon prej shumë orësh me tone të ashpra. Pas shpërndarjes së…
Pjesa e dytë e rubrikës “Trotuar” tek “E Diell” iu kushtua këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi. [...]Read More...