Paratë në futbollin anglez kanë kaluar çdo limit në vitet e fundit, sidomos nga fillimi i shekullit XXI, kur Alan Shearer për 15 milionë funte kaloi te Newcastle United, dukë u bërë blerja më e shtrenjtë nga një klub.
Por shumat për dallim nga viti 2000 deri tani në vitin 2020, janë rritur dukshëm, pasi aktualisht rekordin në kampionat e mban blerja e Manchester United, kur pagoi për Paul Pogba plot 94,50 milionë funte (105 milionë euro).
None found
Kjo shifër është gjashtë herë më e madhe se sa shifra e paguar për Shearer.
Duke i parë klubet e mëdha sa kanë harxhuar i bie pronarët miliarderë të klubeve si Roman Abramovich dhe Mansour bin Zayed Al Nahyan, kanë rritur tregun dhe çmimet.
Një tabelë e publikuar nga Transfermarkt, që tregon harxhimet nga sezoni 2010/11, shihen edhe klubet që kanë derdhur më shumë miliona.
Vendi i parë dhe i dytë nuk janë befasi, pasi që mbahen nga klube si Manchester City dhe Chelsea, ndërsa në pozitat tjera, ka disa klube që kanë harxhuar shumë dhe kanë fituar pak.
10. Southampton – 446.96 milionë funte (493.30 milionë euro)
9. Leicester City – 451.14 milionë funte (497.91 milionë euro)
8. West Ham United – 463.77 milionë funte (511.85 milionë euro)
7. Everton – 594.28 milionë funte(655.89 milionë euro)
6. Tottenham Hotspur – 662.72 milionë funte (731.43 milionë euro)
5. Arsenal – 758.38 milionë funte (837.01 milionë euro)
4. Liverpool – 915.53 milionë funte (1.01 miliard euro)
3. Manchester United – 1.15 miliard funte (1.27 miliard euro)
2. Chelsea – 1.28 miliard funte (1.41 miliard euro)
1. Manchester City – 1.39 miliard funte (1.53 miliard euro)
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…
Kutia e shpejtësive është një nga pjesët kryesore të çdo veture dhe defektet në të mund të shkaktojnë shpenzime të…