Sulmuesi i Barcelonës, Ousmane Dembele thuhet se dëshiron një transferim te Juventusi gjatë merkatos së verës.
Bianconerët dhe Blaugranët kanë negociuar për Miralem Pjanic javëve të fundit dhe një marrëveshje të mundshme shkëmbimi ku përfshihet Arthur Melo.
None found
Por, gazeta “Mundo Deportivo” pretendon se Dembele ka tërhequr vëmendjen e drejtorit sportiv Fabio Paratici dhe zbulohet që lojtari i ka thënë ‘po’ për të diskutuar një transferim tek “Zonja e Vjetër’.
Me Federico Bernardeschin që kërkonte të largohej dhe Juan Cuadrado që vepronte kryesisht në mbrojtje, Dembele mund të gjente hapësirë në sulmin e bardhezinjve që drejtohen nga Sarri.
Sidoqoftë, anësori francez, i cili ka vuajtur nga një seri dëmtimesh që nga transferimi i tij në Camp Nou, do të luftojë për të bindur Zonjën e Vjetër pasi duhet të paguajnë një shifër të madhe për të siguruar nënshkrimin e tij.
Nëse Barcelona nuk dëshiron ta shesë, huazimi është opsion që po përflitet në kampin bardhezi.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…