Categories: Uncategorized

DERBI/ Inter – Milan, formacionet e mundshme

Kanë mbetur më pak se 24 orë nga derbi i Milanos. Inter dhe Milan po përgatiten për një përballje tepër të rëndësishme, si për klasifikimin ashtu edhe për rëndësinë që ka kjo ndeshje për të dy skuadrat.

Antonio Conte nuk do të mundë të llogarisë për këtë ndeshje shërbimet e Lautaro Martinez dhe Alessandro Bastoni, të cilët janë pezulluar, ndërsa mesfushorët Stefano Sensi dhe Roberto Gagliardini nuk janë 100% të gatshëm.

Të lidhura

None found

Portieri dhe kapiteni Samir Handanovic ka shumë pak mundësi të luajë, sepse nuk u stërvit me topin as të shtunën për shkak të gishtit të thyer.

Zikaltërit do të rreshtohet me një 3-5-1-1 që nëse është e nevojshme mund të shndërrohet në 3-4-2-1. Eriksen do të jetë titullar dhe do të qëndroj pas Lukakut që është i vetëm në majën e sulmit.

Ndërsa nga ana tjetër, rikthehen Zlatan Ibrahimovic dhe Simon Kjaer, të cilët munguan në barazimin 1:1 kundër Hellas Verona për shkak të gripit. Kuqezinjtë do të rreshtohen me një formacion 4-4-1-1, me Calhanoglun që do të luaj pas Ibras.

Formacionet e mundshme:

Inter (3-5-1-1): Padelli; D’Ambrosio, De Vrij, Skriniar; Candreva, Vecino, Brozovic, Barella, Young; Eriksen; Lukaku

Milan (4-4-1-1): G Donnarumma; Conti, Musacchio, Romagnoli, Theo Hernandez; Castillejo, Kessie, Bennacer, Bonaventura; Calhanoglu; Ibrahimovic

të fundit

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

1 minute ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

12 minutes ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

13 minutes ago

Shenjat e hershme të defekteve në kutinë e shpejtësive nuk duhen injoruar

Kutia e shpejtësive është një nga pjesët kryesore të çdo veture dhe defektet në të mund të shkaktojnë shpenzime të…

15 minutes ago

Nikolloski: A final solution for our transport operators is still lacking

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski theksoi se deri më tani janë bërë dy gjëra, shoferët trajtohen si profesionistë…

18 minutes ago

Aulon Kalaja pretendon se Rama po negocion largimin nga posti: Debati për përgjegjësinë penale

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

19 minutes ago