Skënderbeu vuan një dënim të rëndë nga UEFA, për shkak të trukimeve të bëra në ndeshjet e kupave të Europës. 10 sezone pezullim për të luajtur në kompeticionet e UEFA dhe 1 milion euro gjobë, ishte dënimi që korçarët morën dhe mbeti në fuqi edhe pasi çështja u apelua në CAS dhe më pas edhe në Gjykatën Federale të Zvicrës.
Tani ka një dritë shprese për Skënderbeun, që i ka shlyer tre sezone nga pezullimi i marrë. Sipas gazetës “Panorama Sport” po përgatitet një kërkesë për amnisti, ndërkohë që në artikull tregohet edhe pse në Korçë janë optimistë dhe vendosën të mos ndryshojnë emrin e klubit, për t’ia nisur nga fillimi.
None found
ÇFARË SHKRUHET NË ARTIKULL – E përditshmja sportive, në numrin e sotëm shkruan se “Nga Skënderbeu do të kërkohet një amnisti dhe plani tashmë është i qartë. Nuk është thjesht një hipotezë, pasi burime të mirinformuara tregojnë se për këtë po lobon edhe vetë FSHF. Më konkretisht, më 2 mars të vitit 2021, UEFA organizon në Minsk të Bjellorusisë kongresin e 45-të.
Shpesh qeveria e futbollit europian, kur ka pasur data jubilare në kongreset e ndryshme, ka shqyrtuar kërkesa të çdo natyre për amnisti. Zakonisht këto janë parë sa herë UEFA ka qenë në prag të zgjedhjeve për presidentin e ri.
Në këto kushte, duke pasur parasysh faktin se 2021-shi e fut Skënderbeun në vitin e pestë që prej marrjes së dënimit, paçka se sportivisht ka shlyer vetëm 3 nga 10 vite, do të dërgohet një shkresë e përpiluar në atë mënyrë që mund të bindë Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s”.
Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditën e sotme mund të ndjeni një afrim më të madh…
Ish-banori i Big Brother VIP, Keijsi Hyseni, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për…
Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si…
Më në fund është zbuluar data e finales së madhe! Në një mënyrë spektakolare, këtë mbrëmje në prime banorët dhe…
Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, ka reaguar Qeveria shqiptare.…
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend,…