I huazuari nga Interi te Bayern Munchen, Perisic pëson dëmtim që do ta lerë 2 muaj jashtë fushave. Ky dëmtim duket se ka vendosur dhe të ardhmen e lojtarit që me shumë gjasë do të rikthehet në Milano.
Mesfushori kroat iu bashkua gjigantit gjerman gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar, pasi Antonio Conte vendosi se lojtari nuk ishte i përshtatshëm për të luajtur në sistemin e tij 3-5-2.
Ai ka qenë i rregullt në formacionin e Bayernit gjatë këtij sezoni, përderisa, nëse do të kishte qëndruar në Inter, do të ishte dashur të jetë i kënaqur me inkuadrimin në lojë rrallëherë nga stoli.
Megjithatë, tani 31-vjeçari e ka pësuar një lëndim që do ta mbajë atë jashtë skuadrës së Bayerni gjatë dy muajve të ardhshëm.
Gazeta italiane Gazzetta dello Sport tani spekulon se kjo periudhë në të cilën Bayerni do të duhet të luajë pa ndihmën e tij mund t’i kushtojë atij me transferimin permanent në Bundesligë.
Bayerni e ka opsionin për ta blerë anësorin për 20 milionë euro gjatë verës së ardhshëm, megjithatë gjermanët mund të mos e shfrytëzojnë fare këtë opsion dhe ta lejojnë kthimin e tij në Inter.
Kjo pasi që Bayerni është interesuar për transferimin e Leroy Sanes nga Manchester City ose Kai Havertz nga Bayer Leverkusen dhe këta të dy shihen si transferime më të mira sesa Perisici.
Perisici ka luajtur në 15 ndeshje të Bundesligës dhe ai i ka shënuar katër gola dhe ka kontribuar me pesë asiste.
Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…
Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…
Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…
Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…