Categories: Uncategorized

Conte para ndeshjes me Sassuolon: Do bëjmë ndryshime, çdo ndeshje e kemi si një finale

Pasi e nisi me fitoren 2-1 në ndeshjen e prapambetur ndaj Sampdorias, Interi do të rikthehet sërish në terrenin e “San Siro”-s nesër në mbrëmje, për t’u përballur me Sassuolon, në sfidën e vlefshme për javën e 27 të kampionatit italian.

Trajneri i zikaltërve Antonio Conte ka dalë sot në konferencën e zakonshme për shtyp, ku ka pranuar se po mendon disa ndryshime në skuadër, pasi është e pamundur të luajë me të njëjtët lojtarë në këto kushte.

Të lidhura

None found

“Të mendosh që të luash me të njëjtin formacion, në këto temperatura dhe me këtë kalendar të ngjeshur, është e pamundur, Do të bëjmë disa ndryshime, por kam besim te të gjithë futbollistët dhe kushdo që të luajë, do të bëjë më të mirën në fushë. Kemi pak probleme në mesin e fushës, ku na mungojnë 3 futbollistë, por shpresojmë t’i rikuperojmë sa më shpejt”, deklaroi Conte.

Më pas trajneri zikaltër vlerësoi edhe Sassuolon, si një skuadër e përgatitur mirë që mund t’u hapë probleme, pavarësisht paraqitjes zhgënjyese tri ditë më parë në transfertën ndaj Atalantës. Sa i përket kreut, Conte u shpreh optimist, por pranoi se Interit i lejohen shumë pak, për të mos thënë aspak gabime.

“Nuk duhet t’i zëmë besë humbjes së Sassuolos në Bergamo, pasi janë një skuadër e stërvitur mirë dhe me futbollistë që mund të na vënë në vështirësi. Unë besoj ende te titulli, pasi në karrierën time kam qenë edhe në krye, edhe ndjekës. Kur je në krye e ke vetë fatin në dorë, ndërsa kur je ndjekës, të lejohen pak ose fare gabime për t’ia dalë”, tha trajneri i Interit.

të fundit

Valdrin Sahiti tregon rrugën drejt suksesit: Nga Beyonce te emrat e njohur të Hollywood-it dhe Lindjes së Mesme

Stilisti i njohur, Valdrin Sahiti, ka qenë mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka zbuluar…

7 minutes ago

Opozita kundërshton mungesën e planit qeveritar, LVV-ja thotë se dokumenti miratohet së shpejti

Qeveria Kurti ende nuk ka prezantuar programin qeverisës dhe planin e punës, ndonëse agjenda legjislative tashmë është miratuar. Mungesa e…

10 minutes ago

Projekti historik i Xhaferit për Vllazninë, ja çfarë parashikon “Elite Campus

Alban Xhaferi, Presidenti i VllaznisëVllaznia pritet që së shpejti të ketë një kompleks modern sportiv, i quajtur ndryshe “Vllaznia Elite…

15 minutes ago

Gjendet një kuti plot me para në vilën e Belinda Ballukut në Dhërmi (FOTO)

Një fotografi ku shfaqet një kuti e kuqe e mbushur me tufa kartëmonedhash 50-euroshe, është pjesë e dosjes hetimore të…

16 minutes ago

Shpërthim me lëndë plasëse në tarracën e dyqanit të luleve në Tiranë, policia identifikon autorin e dyshuar

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit zonën e Tufinës në Tiranë.…

19 minutes ago

State Supreme Audit finds endless violations in 2025 budget, economic and financial damage of 135 million euros

Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin për zbatimin e buxhetit të shteti 2025, ka gjetur shkelje të panumërta nga…

21 minutes ago