Inter renditet në vendin e tretët në Serie A, teksa u rikthyen në aksion me një fitore 2:1 ndaj Sampdorias të dielën mbrëma, ndeshje kjo që ishte shtyrë në muajin mars shkaku i koronavirusit.
Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez shënuan për Interin, në dy aksione që ishin të ndërtuara mira nga skuadra e Antonio Contes.
None found
“Këtë mbrëmje ne nuk kishim zgjidhje tjetër përveç të fitonim, në mënyrë që të mbyllnim hendekun në gjashtë pikë”, ka deklaruar Conte pas ndeshjes.
“Ne ushqejmë shpresën se mund të arrijmë diçka të jashtëzakonshme”, ka shtuar ai.
“Është e vërtetë që ne mund të kishim mbyllur më herët duke finalizuar shanset tona, por përkundrazi pranuam në përpjekjen e parë të Sampdorias dhe u shqetësuam pak. Ishte një performancë e mirë, sidoqoftë”.
“Shpresoj se këto ndeshje të na ndihmojnë të kuptojmë se ne duhet të vrasim, në kuptimin sportiv, kundërshtarin dhe të vrasim ndeshjen kur kemi mundësinë”.
Inter xhiron tjetër në Serie A pret në shtëpi Sassuolon.
Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, ka folur për planet e klubit italian në afatin kalimtar të janarit, duke konfirmuar se…
Ndërsa vëmendja ndërkombëtare është përqendruar te konflikti me Iranin, Koreja e Veriut po zgjeron infrastrukturën e saj bërthamore. [...] Read…
Dashi Nuk do keni aspak dyshime sot ne jetën tuaj ne çift dhe do ndiheni gati te hidhni hapa me…
Dy gjëra mund të përshpejtojnë plakjen biologjike — Klan Kosova [...]Read More...
Donat Rrudhani dhe Rilind Nivokazi kanë shkëlqyer në fitoren e Sionit ndaj Servettes, duke shënuar nga një gol në triumfin…
Real Madridi ka shënuar fitore me përmbysje ndaj Celta Vigos, duke triumfuar me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për…