Trajneri i Interit, Antonio Conte e përshkroi si ‘fantazi e futbollit’ ardhjen e mundshme të kapitenit të Barcelonës, Lionel Messi, megjithëse ai mirëpriti lidhjet e transferimit të argjentinasit në Giuseppe Meazza.
E ardhmja e Messit ka mbizotëruar titujt në javët e fundit, ku gjashtë herë fituesi i Topit të Artë është gati të braktisë Barcën në përfundim të kontratës së tij vitin e ardhshëm.
None found
Ylli argjentinas më së shumti është lidhur me një transferim te Interi dhe thashethemet janë nxitur edhe më shumë nga babai i Messit.
Mediat raportojnë se babai i lojtarit ka blerë një shtëpi në Milano këtë javë dhe kjo nxitë edhe më shumë zërat për një kalim mahnitës të Mezza.
Conte u pyet për Messin pas fitores së Interit në Serie A 3-0 ndaj Genoas të shtunën dhe përgjigja e tij ishte shumë e qartë.
“Ne po flasim për fantazi të futbollit, situata që për momentin nuk mund të lidhen me Interin. Për shumë arsye”, ka thënë fillimisht Conte për mediat italiane.
“Nuk mendoj se ka një të çmendur në botë që nuk do ta dojë Messin. Por, kjo situatë në të vërtetë është shumë, shumë, shumë larg nga Interi, nga ato që ne po bëjmë dhe ato që ne po përpiqemi të ndërtojmë”.
“Ne kemi nevojë për të krijuar një bazë të fortë, dhe pastaj ndoshta… Unë e përsëris, ky është fantazi e futbollit; megjithatë, më pëlqen fakti që kur futet fantazia në futboll, skuadra që lidhet me të është gjithmonë Interi”, përfundoi italiani.
Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Alain Berset, njoftoi në lidhje me takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti,…
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, gjatë seancës së Kuvendit, ka kritikuar ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, duke e akuzuar për…
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), nën udhëheqjen e kryesuesit Arian Gashi, ka mbajtur takimin e 307-të, gjatë të cilit ka…
Autoritetet e Kosovës kanë ndaluar importin e produkteve të një qumështoreje nga Maqedonia e Veriut, pasi në disa dërgesa është…
Papa Leo XIV ka surprizuar botën e modës, duke u përfshirë në listën e personazheve më elegantë të vitit 2026,…
Gjermania po luan aktualisht në udhëtim ndaj Serbisë në kuadër të raundit të pestë të Ligës së Kombeve, ku po…