Rrëfehet Steven Zhang. Presidenti i Interit në një intervistë foli për sezonin e ri futbollistik, për dëshirën që ka klubi për të fituar, për merkaton që është vështirësuar sëtepërmi për shkak të pandemisë së koronavirusit. Numri 1 i Interit dha opinionin edhe për trajnerin Antonio Conte dhe zbuloji detajes rreth bisedes që pati me trajnerin pas finales së Europa League, ndërsa në fund përmendi edhe emrin e Lionel Messit.
“Të gjithë tek Interi duan fitore dhe kjo aspiratë është pjesë e misionit tonë”, thotë Zhang në intervistën e dhënë për “Corriere della Sera”, ndërkohë që më pas ka fjalë të mirë për trajnerin Antonio Conte.
None found
“Nuk kam parë kurrë dikë që punon kaq shumë dhe me aq intensitet si Conte. Kjo karakteristikë gjithashtu na bashkon. Vëmendje është te detaji më i vogël. Unë ndjek një parim: ndjenjën e përkatësisë. Kur punësoj një profesionist, flas në përgjithësi, unë mendoj se punoj me atë njeri për gjithë jetën. Edhe kjo është një vlerë e rritjes sonë”, shton Zhang.
Pas finales së Europa League pati një takim mes drejtuesve dhe në të u vendos vijimi i bashkëpunimit me trajnerin Conte. “Më lejoni të them se ai takim i yni u bë shumë dramatik nga mediat. Duhej reflektim. Conte ishte i qetë, konstruktiv, ndryshe nga se thuhej në media.
Kur ulet në tavolinë ai i shpreh idetë e tij në një mënyrë të qetë, duke finalizuar propozimet e tij në të mirë të skuadrës dhe klubit. Kjo ishte ajo që ndodhi në atë takim me të gjithë drejtuesit e Interit”, tregon presidenti i klubit zikaltër.
Sigurisht nuk mund të mos pyetet në lidhje me Leo Messin, i cili ishte pranë largimi nga Barcelona. “Jo, një investim i tillë nuk mund të jetë pjesë e projektit tonë. Të paktën jo tani. Inovacioni, programimi, rritja konstante dhe qëndrueshmëria ekonomike janë gurët e themelit të ndërtimit të Interit”, përfundon Zhang.
Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditën e sotme mund të ndjeni një afrim më të madh…
Ish-banori i Big Brother VIP, Keijsi Hyseni, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për…
Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si…
Më në fund është zbuluar data e finales së madhe! Në një mënyrë spektakolare, këtë mbrëmje në prime banorët dhe…
Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, ka reaguar Qeveria shqiptare.…
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend,…