Interi është mposhtur nga Lazio me rezultatin 2-1 dhe ka humbur vendin e dytë i cili ka shkuar pikërisht për lacialët.
Trajneri i skuadrës, Antonio Conte pas ndeshjes ka thënë se nga gabimet e tyre Lazio i ka shënuar golat.
“Mendoj se ishte një paraqitje e mirë, është rezultati që nuk më pëlqeu sepse ia falëm Lazio-s dy golat”.
“Në ndeshje të tilla, ndëshkohesh nga gabimet më të vogla. U treguam naivë në disa momente dhe lojtarët duhet të jenë më të qetë në momente të tilla”.
“Megjithatë, djemtë punuan fortë dhe i përgëzoj për këtë, duhet të jemi krenarë që jemi në situata të tilla sepse po luftojmë për titullin kampion”.
“Në të njëjtën kohë duhet të përmirësohemi. Jemi ndëshkuar nga dy gola krejtësisht të shmangshëm”, ka thënë trajneri italian
Gjatë ‘Prime’ të sotëm ndërsa diskutohej raporti i Selinës me Mirin, Mateo ka ndërhyrë duke u shprehur se Selin ka…
Raporti mes Mirit dhe Selinës ngjalli debate të ashpra midis banorëve në shtëpinë e Big Brother. Pas klipit të përplasjeve…
Altin Ndoci, i cili mbahet i izoluar në qendrën e paraburgimit në Durrës me urdhër të SPAK që prej vitit…
Berat Gjimshiti po shndërrohet në figurën kryesore të mbrojtjes së Atalantës këtë sezon. Kapiteni i Kombëtares shqiptare ka fituar besimin…
Efektivi i Burgjeve, i cili ka ndjekur me armë nga pas tashmë të arratisurin Altin Ndoci, i cili arriti t’i…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në konferencën që mbajti për media pas takimit me nënkryetarët e partisë…