showbiz

“Mos shmang pyetjen, e do apo jo?”/ Debat i ashpër mes Mirit dhe Kejsit: Ty nuk të përgjigjem sepse e përdor

Raporti mes Mirit dhe Selinës ngjalli debate të ashpra midis banorëve në shtëpinë e Big Brother.

Pas klipit të përplasjeve gjatë javës Kejsi e pyeti Mirin nëse ka ndjenja apo jo. Ky i fundit u përgjigj duke i thënë se nuk i kthen përgjigje atij sepse cilado që do të jetë përgjigja e tij do të përdoret si nga Kejsi ashtu dhe nga Mateo.

Të lidhura

None found

Ndëekohë Selin tha se është turp për gjithë burrat që e bëjnë një vajzë temë diskutimi. Mali fajin në këtë situatë ja kreditoi Selinës dhe se ajo po e zgjat vetë historinë duke qëndruar në krevat me Mirin dhe se në momentin që ajo del nga krevati del nga shtëpia e Big Brother.

Pjesë nga debati:

Miri: Po ju mbarojnë argumentet, nuk dinë si të merren për të më nxjerrë mua nga vetja dhe po përdorin të gjitha kartat edhe ndjenjën dashurore tani

Kejsi: Të të pyes seriozisht, a ke ndonjë ndjenjë për Selinën?

Miri: Ashtu siç e kam pasur që në ditën e parë

Ledioni: Pse vazhdon ta zgjasësh këtë histori

Miri: Historinë e zgjas sepse këta e përdorin këtë situatë për të më nxjerrë mua nga vetja

Kejsi: Kthe mo përgjigje direkt

Miri: Po të më pyes Ledioni i përgjigjem, ty jo sepse e përdor?

Kejsi: Jeton me mua jo me Ledionin

Mateo: Miri sa herë që lëviz nëpër shtëpi Selina e ndjek me sy, dje kur e pa me mua erdhi më vonë dhe mu hodh kot, sepse u bë xheloz për Selinën, ndaj dhe kam dyshimet e mija.

Miri: Për çfarë do që dua në këtë jetë jam xheloz, për Big Brother për jetën, për të gjitha, jo vetëm për Selinën

Selina: 5 djem vendosin në mes një vajzë në mes dhe e bëjnë temë. Jua kam thënë në shtëpi, kur doni të sulmoni Mirin kujdes se si e bëni. Më vjen shumë keq për gjithë këta burra në këtë shtëpi se si flasin, t’iu vijë turp.

Kejsi: Përgjigje për gjithçka tjetër Miri të jep në bisht të lugës, kur hapet tema e Selin ngec Miri dhe nuk kthen përgjigje

Miri: Po i përdorin të gjitha kartat kundra meje, nuk iu ka ngelur asgjë tjetër dhe nuk më nxjerrin dot nga vetja

Kejsi: Përse i thua më thirr pak ‘Mili’

Selin: E kam thënë që këtë e kam thënë un kur Miri bën debat me Malin dhe un i them që kur bën debat me Malin më vjen të të them Mili

Mali: Selin për mua është këtu vetëm për shkak të atij krevati, sa të dalë nga krevati del dhe nga shtëpia

të fundit

Sot jepet vendimi për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin, pritje e madhe në Hagë dhe Kosovë

Pak orë e ndajnë Kosovën nga një prej vendimeve gjyqësore më të pritura dhe më të ndjeshme në historinë e…

3 minutes ago

Rritja e çmimeve të karburanteve, Merz pranon: Shumë qytetarë nuk po ia dalin më

Çmimet e larta të naftës po vënë në lëvizje qeverinë gjermane. Ka dy propozime të ndryshme për uljen e çmimeve…

3 minutes ago

Samuel Umtiti reagon ashpër ndaj deklaratës së Mbappes për Topin e Artë: E pamundur të thuash këtë

Ish-mbrojtësi i Barcelonës dhe i Francës, Samuel Umtiti, ka kritikuar deklaratat e fundit të Kylian Mbappes për Topin e Artë,…

9 minutes ago

Bashkatdhetarët mblidhen para Gjykatës Speciale në Hagë, në pritje të aktgjykimit historik

Qytetarë të shumtë kanë filluar të mblidhen në Hagë, dy orë e pak minuta para se të nisë seanca e…

15 minutes ago

Shtohen anijet e bllokuara në Hormuz, SHBA raporton 103 devijime tregtare

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) deklaron se deri tani ka devijuar 103 anije tregtare, në kuadër të bllokadës detare të…

22 minutes ago

Këmbimi valutor 16 Shtator 2026/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 79 lekë dhe do shitet me…

26 minutes ago