Xhorxho Kielini dhe Luis Suarez nuk do të harrohen kurrë për atë duel në Kupën e Botës së vitit 2014, ku italiani përfundoi i gjakosur në shpatull, prej kafshimit të uruguaianit.
Ky episod është komentuar shumë nga e gjithë bota, por dy lojtarët nuk kanë mbetur armiq. Ata nuk e kanë fajësuar njëri-tjetrin dhe e kanë cilësuar thjesht si një ngjarje e zakonshme në fushën e lojës. Këtij momenti i kthehet Kielini në autobiografinë e tij, të botuar ditë më parë.
None found
“Unë e admiroj ligësinë e tij dhe nëse ai e humb atë, do të kthehej në një sulmues normal. Asgjë e çuditshme nuk ndodhi atë ditë në Kupën e Botës së 2014-ës. Unë markova Kavanin për pjesën më të madhe të lojës, një djalë tjetër të vështirë për tu markuar dhe kundër të cilit ne nuk kursyem asgjë. Papritmas vura re që ata më kishin kafshuar shpatullën. Ashtu ndodhi, por kjo është strategjia e tij e kontaktit në luftën shpatull më shpatull dhe nëse mund ta them, është edhe e imja.
Ai dhe unë jemi të përafërt dhe më pëlqen të përballem me sulmuesit e tillë. Unë e telefonova atë pas disa ditësh, por nuk kishte nevojë t’i kërkoja falje. Unë jam gjithashtu një “bir kurve” i shkëlqyer në fushë dhe jam krenar për këtë. Ligësia është pjesë e futbollit, unë nuk e quaj parregullsi. Për të kapërcyer një rival duhet të jesh i zgjuar”, tregoi Kielini.
Një e re, pjesëmarrëse në protestën studentore, në një prononcim për gazetarin e News24, Klevin Muka, tha se ka qenë…
Një i moshuar, i veshur me kostum tradicional, i është bashkuar protestës para Ministrisë së Arsimit. Në një prononcim për…
Një djalë i mitur është bërë pjesë e protestës kombëtare studentore që po zhvillohet para Ministrisë së Arsimit, ku studentëve…
Ditën e sotme, studentët kanë nisur protestën e radhës kombëtare përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Pas më shumë se…
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në hapjen e edicionit të katërt të “Swiss Medical School”, të mbajtur…
Bullgaria nuk sheh nevojë për ndërmjetës në bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe konsideron se çështjet që lidhen me procesin…