sport

Messi me shokë për të shkruar historinë, pse Argjentina mund ta fitojë Kupën e Botës Katar 2022

Analizë nga Hergi Llupi

Duhen edhe gjashtë ditë për të arritur te dita e shumëpritur nga të gjithë, ku më datë 18 dhjetor, në orën 16:00, do të luhet finalja e madhe e Kupës së Botës.

Të lidhura

None found

Dy gjysmëfinalet janë Argjentinë-Kroaci, e cila do të luhet në 13 dhjetor të orës 20:00, dhe tjetra është Francë-Marok, e cila do të luhet në datën 14 dhjetor të orës 20:00.

Në fakt, të gjithë i kanë sytë te Argjentina dhe Messi. Skuadra e Scaloni nuk ka bërë paraqitjet më të mira të mundshme këtë Botëror, por ata kanë një armë më tepër për të bërë mrekullinë dhe që Messi të kurorëzohet me të vetmin trofe që i mungon në karrierën e tij. Në vitin 2014, Argjentina u afrua shumë për të prekur e për të ngritur trofeun më të rëndësishëm, por goli i Mario Gotze në “frymën e fundit” bëri që Messi dhe ekipi i tij të merrnin vetëm nga një medalje.

Këtë herë, ata janë përsëri në rrugën e duhur, edhe pse përballë në gjysmëfinale kanë një Kroaci tepër të fuqishme. Skuadra e Scalonit ka një favor, atë të të luajturit si një grup, dhe jo si individë. Duke mos llogaritur humbjen e befasishme ndaj Arabisë Saudite në ndeshjen e parë të tyre hapëse të Katar 2022, të cilët u mposhtën me rezultatin e ngushtë 1-2, ata kanë bërë një rrugëtim të mbarë deri më tani, ku ajo që bie në sy është se Argjentina nuk ka fituar me më shumë se tre gola të shënuar nga ana e tyre.

Kjo nuk tregon vetëm të mos paturin fat para portës, por edhe fakti se ata menaxhojnë mirë psikologjinë dhe mënyrën e të luajturit. Një fitore e mahnitshme ndaj Meksikës me rezultatin 2-0, ndaj Polonisë me rezultatin 2-0, ndaj Australisë me rezultatin 2-1 dhe me Holandën me penallti, pas një rezultati 2-2 pas 120 minutash.

Emiliano Martinez si gardian i portës, një portier fizikisht i përgatitur dhe tepër i qetë ndaj kundërshtarëve. Një mbrojtje me tre dhe me muskuj, ku Martinez, Otamendi dhe Romero formojnë këtë rrjeshtim “agresorësh”. Mesfusha nuk është më e mira e mundshme, por me Acuna dhe Molina në krahët e mefsuhës, të cilët nuk dorëzohen kollaj, jep një shpirt luftarak në ekip dhe një siguri.

Mac Allister dhe Fernandez janë surpriza e kësaj kombëtareje, ku emrat e tyre kanë spikatur në këtë Botëror. De Paul është ai i cili shtynë dhe tërheq në mesfushë, një luftëtar i palodhur i cili deri në bilbilin e fundit nuk ndalet së vrapuari. Sulmi është i miksuar, me Messin i cili starton si në krye të sulmit, por gjatë lojës ai ndryshon pozicion shpesh dhe bën që kundërshtarët të shkojnë pas tij, duke bërë që pjesa tjetër e të kaltërve të ngelen të pa markuar.

Sulmuesi tjetër, Alvarez ose Martinez, janë dy lojtarë të cilët janë të aftë të shënojnë, por Lautaro Martinez, edhe pse nuk është në gjendjen e tij më të mirë fizike pasi vuan nga një dëmtim, ka një karakteristikë ku pak sulmues e kanë. Lautaro Martinez nuk e ka më kot nofkën “El Toro”, pasi sulmuesi zikaltër ushtron presion të lartë brenda zonë të kundërshtarit duke bërë që të vendosen në vështirësi të lartë kundërshtarët dhe të humbasin kontrollin e lojës.

Ky është vallëzimi i fundit i Lionel Messit në Kupën e Botës, dhe është parë që ai merr përsipër të gjithë peshën e sfidave pasi e dëshiron me patjetër të ngrejë kupën e artë në qiell. Kroacia është një pengesë e madhe, ku ka një mbrojtje të fortë dhe teknike, por është mesfusha që bie më shumë në sy. Modric-Kovacic-Brozovic, janë një treshe jo vetëm teknkike, por edhe e palodhur.

Janë vetëm dy ndeshje të cilat do të përcaktojnë nëse Argjentina do të jetë finaliste, dhe nëse Messi do të mundet të ngrejë Kupën e Botës./albeu.com

të fundit

Kim Kardashian në spital, gjendja shëndetësore i kujton sëmundjen fatale të babait

Ylli televiziv, Kim Kardashian, është shfaqur në shtratin e një spitali në trailerin e fundit të sezonit të tetë të…

4 minutes ago

Problemet shëndetësore detyrojnë kryeministrin sllovak të heqë dorë nga vizita në Ukrainë

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, ka anuluar udhëtimin e planifikuar në Ukrainë për shkak të problemeve shëndetësore, raportoi sot agjencia…

6 minutes ago

Ultimatumi i Ramës për supermarketet: E papranueshme që çmimet të jenë mbi të tërë të tjerët! Lërini njerëzit të marrin frymë, do thoni çfarë i hapëm vetes…

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të supermarketeve dhe furnitorëve kryesorë në vend, ku…

9 minutes ago

Yamal thumbon Kane në garën për Topin e Artë: Çmimi i takon më të mirit, jo golashënuesit kryesor

Lamine Yamal ka dhënë një deklaratë që është interpretuar si një thumbim ndaj Harry Kane në garën për Topin e…

18 minutes ago

Bylis përforcon mbrojtjen me një talent shqiptar nga Maqedonia e Veriut

Partizani - BylisKlubi i Bylisit ka njoftuar në rrjetet sociale transferimin e talentit Fidan Sherifi [...]Read More...

24 minutes ago

Erion Veliaj del nga qelia, kryebashkiaku shtrohet në spitalin Salus

Mesditën e sotme, kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës Erion Veliaj, është shtruar në një spital privat në kryeqytet. Burime ekskluzive…

24 minutes ago