Categories: Uncategorized

Chelsea përgatit shitjen e Rudiger dhe Christensen

Klubi anglez, Chelsea është i përgatitur të shesë dyshen e mbrojtës, Toni Rudiger dhe Andreas Christensen këtë verë.

Sipas mediumit të njohur Goal, Blutë po mendojnë të nënshkruajnë një mbrojtës të ri këtë verë në mes të pasigurisë për kontratat e Rudiger dhe Christensen.

Të lidhura

None found

Të dy mbrojtësit e qendrës kanë dy vjet tjera në marrëveshjet e tyre aktuale, por çdo bisedim mbi rinovimin do të vijë përpara afatit kalimtar për klubin.

Bisedimet nuk kanë filluar ende as për Rudiger dhe as për Christensen, pasi Chelsea ende po përpiqet të nënshkruajë një mbrojtës të freskët.

Kështu, në rast transferimi të një lojtari të ri, gjermani dhe danezi automatikisht do të shiteshin në verë.

Me Hakim Ziyech dhe Timo Werner tashmë të blerë, së shpejti pritet që vëmendja të kthehet në qendrën e mbrojtjes.

të fundit

Deputetët presin Arben Vitinë në Kuvend për interpelancën mbi mungesën e barnave

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë në pritje të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, për të nisur interpelancën. Kjo lidhur…

3 minutes ago

Përfaqësuesit e Listës Studentore vizituan Kosovën pa miratim zyrtar, Shala kërkon kritere të qarta dhe reciprocitet me Serbinë

Vizita e përfaqësuesve të Listës Studentore nga Serbia në Kosovë, më 8 dhe 9 nëntor, është realizuar pa miratim paraprak…

3 minutes ago

Tre të arrestuar në Çegran të Gostivarit pas kontrolleve ku u gjet lëndë pluhurore e bardhë

MPB Maqedoni njofton se dje (12.11.2026), në orën 20:35, në fshatin Çegran, në rrethinë të Gostivarit, nëpunës policorë të Zyrës…

5 minutes ago

Nëna e tre fëmijëve kërkon ndihmë: Nuk përballojmë dot qumështin dhe ilaçet për vajzën 10-muajshe

Një nënë me tre fëmijë të mitur në fshatin Katund i Ri, në Njësinë Administrative Bradashesh të Elbasanit, po përballet…

13 minutes ago

KPK hap konkurs për avancimin e katër prokurorëve në Prokurorinë Speciale, ndonëse u kërkuan shtatë

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka vendosur të shpallë konkurs për avancimin e katër prokurorëve në Prokurorinë Speciale të Republikës…

15 minutes ago

Kuvendi i Kosovës ratifikon katër marrëveshje ndërkombëtare

Kuvendi i Kosovës ka miratuar katër marrëveshje ndërkombëtare. Deputetët i dhanë dritën e gjelbër ratifikimit të tri marrëveshjeve të Kosovës…

15 minutes ago