Sonte me plot gojën mund ta themi se do të luhet një finale e parakohshme, shkruan Albeu.com
Real Madridi është 13 herë kampioni i këtij kompeticioni dhe pavarësisht formës apo mungesave mbetet gjithmon një skuadër e frikshme.
None found
Në krahun tjetër Manchester City nuk ka çfarë humb, madje ky është shansi i fundit që ata të fitojnë Championsin. Prej vitesh kanë shpenzuar shuma marramendëse duke krijuar një skuadër të frikshme e cila ka berë mirë në Premier League, por jo në Europë. Dënimi për 2 vite pezullim nga Champions ka tronditur “qytetarët” dhe ato janë më të motivuar se kurrë që këtë vit ta fitojnë atë.
“Citizens” janë bisimplotë se këtë herë do ja dalin përballë “galaktikëve” të Zinedin Zidane të cilët edhe pse kanë një përmirësim nga sezoni i kaluar nuk janë ato që ishin me CR7.
Të dyja skuadrat pritet të rreshtohen në fushë me sistemin 4-3-3 edhe pse Reali shpesh e ndryshon këtë skemë gjatë ndeshjes.
Dëmtimi i Hazard në pikën kyce të sezonit ishte një goditje e madhe për Zidane i cili ashtu sic ka bërë zakonisht pritet të vendosë Iscon.
Gareth Bale është kthyer pas mungesës ndaj Levantes dhe në ndeshje ktyesore jemi mësuar ta shohim në fushë edhe pse nuk është ndër lojtarët e preferuar të trajnerit.
Marcelo i aktivizuar në ndeshjet e fundit nuk jep garanci për një ndeshje e cila pritet të ketë mjaft ritëm ndaj edhe Mendy është gati të japi maksimumin.
Manchester City pritet të aktivizojë nga minuta e parë Sterling të sapo kthyer nga dëmtimi. Anglezi është golashënuesi më i mirë i City-t në Champions me 5 gola.
Bernardo Silva me shumë gjasa do zërë vendin e Mahrez, ndërsa Lory Sane ende nuk është i gatshëm. /albeu.com/
Glen DajaDinamo mposhti Elbasanin, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të Abissnet Superiore [...]Read More...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se pavarësisht vlerësimit të tij [...]Read More...
Aktivistja Arvina Lleshi ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e 100-të, e cila do të zhvillohet më 8…
Një zjarr i madh që ka përfshirë zonën pyjore pranë fshatit Miletinë në komunën e Bërvenicës, paraqet rrezik për përhapjen…
Aleanca për Shqiptarët ka reaguar për rritjen e çmimeve të transportit ndërurban, që sipas tyre është një goditje e drejtpërdrejtë…
Nuk është gjithmonë shenjë ftohjeje apo distance: ndonjëherë partneri thjesht po kërkon rehati, freski dhe pak hapësirë për të fjetur…