Categories: sport

Kundërshtari i radhës në Champions, Salah: Realit favorit për fitimin e kompeticionit, Zidane idhull i fëmijërisë

Ylli egjiptian i Liverpoolit, Mohamed Salah ka folur para ndeshjes me Realin Madridin në Ligën e Kampionëve.

Në çerekfinale të garës me prestigjioze në botë do takohen dy skuadrat që para disa viteve u përballen në finale, ku “Los Blancos” dolën fitimtar.

Të lidhura

None found

I pyetur për këtë ndeshje, egjiptiani tha se Reali mund ta fitojë Ligën e Kampionëve.

“Ata mund të fitojnë Ligën e Kampionëve. Ia kanë dal mirë në këtë garë, e kanë fituar shumë herë, e kanë fituar katër herë në 10 edicionet e fundit. Janë skuadër që e pëlqen vërtetë Ligën e Kampionëve”.

Tutje, Salah zbuloi lojtarët që i pëlqejnë te “Galaktikët”, derisa tha se Zidane është një ndër idolët e fëmijërisë.

“Nuk mund të zgjedh një, shumica janë lojtarë të mirë. Hazard, kam lidhje shumë të mirë me të. Gjithashtu Modric që e njoh mirë. Nuk mund të zgjedh një sepse janë top lojtarë në top skuadër”.

“Zidane është trajner i mirë. E ka fituar tri herë Ligën e Kampionëve. Është duke bërë punë të mirë me skuadrën. Ai u largua dhe pastaj u rikthye që t’i ndihmoj skuadrës të fitojë sërish trofe. Ishte një ndër idolët kur isha fëmijë. Është duke bërë punë të mirë si trajner”, përfundoi ai.

Në fund, Salah u shpreh se shpreson që të luajë në Spanjë për shumë vite.

të fundit

Përparim Kabo: Shqipëria nuk është e politikanëve, por e shqiptarëve! Koha për qeveri tranzitore

nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…

4 minutes ago

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këtë të diel një dollar dollar amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro, blihet me 90.5…

17 minutes ago

Parashikimi i motit 1 Nëntor 2026/ Reshje shiu dhe shtrëngata të shkurtra

Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të…

21 minutes ago

Horoskopi ditor për 1 nëntor 2026

Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…

48 minutes ago

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

8 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

8 hours ago