UEFA ndërmori hapin e parë duke lejuar publikun të marrë pjesë në Superkupën Evropiane të mbajtur të Enjten e kaluar në “Puskas Arena” në Budapest, me një kapacitet të kufizuar prej 20,000 njerëz, në një stadium me një kapacitet prej 67,215.
Organizmi më i lartë i futbollit në Europë e vlerësoi përvojën shumë pozitive me idenë e mbajtjes së një pjese të tifozëve në garat evropiane këtë sezon.
None found
Siç raporton “Mundo Deportivo”, ditën e hënë UEFA pritet të vendosë mbi lejimin e tifozëve në ato vende ku qeveritë lokale e mundësojnë një gjë të tillë.
Ndërkohë, UEFA, si asnjëherë më parë, mund të presë deri nesër për të bërë publike orarin për fazën e grupeve të Champions League, shorti i së cilës do të hidhet pasditen e sotme.
Duhet kujtuar fakti se, faza e grupeve këtë sezon, për shkak të fillimit të vonë të garës për shkak të koronavirusit, do të luhet në më pak se dy muaj me dy raunde prej tre ditësh radhazi: 20-21 tetor, 27-28 tetor dhe 3- 4 nëntor dhe, pas një pauze për ndeshjet e ekipit kombëtar, 24-25 nëntor, 1-2 dhjetor dhe 8-9 dhjetor.
Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditën e sotme mund të ndjeni një afrim më të madh…
Ish-banori i Big Brother VIP, Keijsi Hyseni, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për…
Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si…
Më në fund është zbuluar data e finales së madhe! Në një mënyrë spektakolare, këtë mbrëmje në prime banorët dhe…
Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, ka reaguar Qeveria shqiptare.…
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend,…