Calciopoli duket se nuk ka fund… Edhe pas 14 vitesh! Motiv diskutimi sapo dikush hedh një shashkë dhe ai dikush quhet Massimo Moratti, ish-presidenti I Interit, që në një intervistë për “Telelombardia” ka folur për Tripletën (titull, Champions, kupë) të fituar nga zikaltërit.
“Gjithçka shërbeu për të krijuar kushtet për triumfin, edhe pengesat që kaluam duke u përballur me një Juventus që sillej si sillej dhe të luftonim një një muri që duhej I pathyeshëm. Arritëm ta shembim dhe më pas morëm kënaqësitë e merituara. Dikur, këto kënaqësi, dukeshin të pamundura”.
Menjëherë ka ardhur reagimi I Luciano Moggit që foli për Radio Bianconera. Ish-drejtuesi I Juventusit kujtoi një vendim të Gjykatës së Apelit që thotë se Giancinto Façhetti lobonte me arbitrat dhe prokurorin e federatës, në atë kohë, Palazzi, I cili tha se Interi rrezikonte më shumë nga të gjithë.
None found
“Moratti humbi një tjetër shans që të heshte! Mund të festonte ndryshe ose ta kishin pyetur ndryshe, pra nëse vlen më shumë një vendim po një tjetër. Ose nëse ligji është vërtet I barabartë për të gjithë”.
“Ka përgjime ku Façhetti dhe Moratti I kërkojnë një arbitri që të fitohet ndeshja e tyre. Unë këto gjëra nuk I kam bërë kurrë”.
Prodhuesit gjermanë të pjesëve për vetura po orientohen gjithnjë e më shumë drejt industrisë së dronëve, mbrojtjes dhe hapësirës, ndërsa…
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi në emisionin Prime News24 se dosja hetimore ndaj ish-zv.kryeministres Belinda…
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka ironizuar ish-ministren e Jashtme, Elisa Spiropali duke komentuar situatën e fundit…
Një 60-vjeçar, i dënuar me burgim të përjetshëm për përdhunimin dhe vrasjen brutale të një të moshuare 80-vjeçare, ka kërkuar…
Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të lejojë hyrjen e deri në 100 mijë të rinjve nga vendet e Bashkimit…
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka kritikuar deputetët opozitarë, duke i akuzuar se gjatë 12 orëve të seancës për…