Dejvi Bregu është një nga futbollistët më shumë të kuotuar për të ndryshuar skuadër në muajin e parë të 2020-ës. Kontrata me Skënderbeun i përfundon në qershor dhe si lojtari po ashtu edhe klubi janë të interesuar për një lëvizje të mundshme. Vetë vlonjati konfirmon dëshirën për të provuar aftësitë e tij në një kampionat më cilësor.
“E vërteta është që klubi ka pasur kontakte, ndërsa mua si profesionist më takon të stërvitem rregullisht dhe të lë klubin të vendosë të ardhmen time. Edhe pak muaj më ka mbetur në kontratë dhe besoj se shumë shpejt do të ketë një zgjedhje. Nuk besoj se ka ndonjë lojtar që nuk dëshiron të provohet në një kampionat të huaj, Për më tepër dua të di edhe deri ku mund të arrij me cilësitë që kam, pork jo do mirëkuptim dhe ndihmë edhe nga klubi”, deklaroi sulmuesi.
None found
Bregu në 17 ndeshjet e zhvilluara në këtë sezon ka realizuar 3 gola, duke fituar edhe dy penallti, megjithatë 24-vjeçari nuk e sheh me entuziazëm performancën e tij.
“Në planin personal mund dhe duhet të jepja më shumë, por futbolli është i tillë. Unë kam bërë maksimumin, ndonëse disa herë kam mundur të lë shenjë dhe herë të tjera jo, megjithatë shpresoj që të kem mundur të ndihmoj sadopak skuadrën”, tha Bregu.
Skënderbeu e mbylli në vendin e 8-të, ku paraqitjet pozitive u alternuan me performnca nën ritëm, ndërsa sulmuesi analizon aspektet negative të pjesës së parë të sezonit.
“Është e vërtetë që shumë herë kemi bërë ndeshje shumë të mira, edhe përballë kundërshtarëve me emër, por na ka munguar vazhdimësia dhe kjo nuk na falet. Të njëjtën dëshirë që kemi treguar ndaj Kukësit, duhet ta kishim ndaj çdo kundërshtari”, tha sulmuesi.
Nëse qëndron tek Skënderbeu, atëherë Dejvi Bregu i ka idetë e qarta se deri ku mund të mbërrijë skuadra bardhekuqe.
“Për mendimin tim, kjo skuadër duhet të renditet në katërshen e parë të renditjes dhe të zërë një vend në zonën europiane, që është edhe synimi I klubit. Mund të arrinim më shumë, nëse do kishim nga fillimi emra si Jashanica e Muzaka”, deklaroi Bregu.
Përfaqësuesja e Kosova do të zhvillojë sonte një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e saj, përballë Shqipëria. Sfida…
Numri i personave të papunë në Gjermani është rritur, duke shkuar kështu në një numër total prej dy milionë personave.…
Pikat rikthehen fuqishëm këtë sezon, duke treguar se ky print klasik kurrë nuk del nga moda. Elegante, argëtuese dhe të…
Kosova është në festë dhe kërkon që kjo festë të vazhdojë edhe pas mesnate deri në verë. Dardanët presin në…
Një tjetër zhvillim i bujshëm ka dalë në pah në rrjetet sociale, pasi G Bani ka vendosur të publikojë disa…
Shqipëria do të përballet sot me Ukrainën. Ky takim miqësor do të nisë në orën 20:45. Formacioni zyrtar i Shqipërisë…