Borussia e Dortmund është e vendosur që do të tregohet shumë e kujdesshme me Jadon Sancho gjatë afatit kalimtar të verës. Drejtuesit do të presin Kampionatin Europian 2020 pasi çmimi i tij mund të rritet pas paraqitje në turne.
Jadon Sancho ka qenë në formë mbresëlënëse gjatë sezonit 2019/20 në Bundesligë dhe goli i tij i fundit, në fitoren me rezultat 5:0 kundër Union Berlin, bëri që ai të bëhet lojtari i parë që i shënon 25 gola në Bundesligë para se t’i mbushë 20 vjeç.
Anglezi më parë e kishte thyer rekordin e Horst Koppels, kur ishte bëri lojtari më i ri që i kishte shënuar 22 gola në ligën elitare të futbollit në Gjermani, pas golit të tij në barazimin 3:3 me RB Leipzigun më 17 dhjetor.
Ndikimi i tij si me Dortmundin në Gjermani, ashtu edhe me Kombëtaren e Anglisë, ka bërë që shumë klube të Premierligës ta monitorojnë situatën e tij në Dortmund, për t’i siguruar shërbimet e futbollistit që konsiderohet si njëri ndër talentet më premtuese në futbollin evropian.
Pikërisht paraqitjet e tij me Kombëtaren e Anglisë mund të ndikojnë që çmimi i Sanchos të rritet edhe më shumë. Për këtë arsye, drejtuesit e Dortmundit duan të presin për shitjen e tij deri pasi të mbahet Kampionatin Evropian 2020.
Manchester Unitedi dhe Chelsea janë përfolur që një kohë të gjatë për transferimin e anglezit, përderisa edhe Liverpooli është interesuar gjatë kohës së kohës. Megjithatë, drejtori sportiv i klubit gjerman, Michael Zorc, insistoi së fundi se Dortmundi s’ka marrë asnjë ofertë zyrtare.
“Fakti është se asnjë klub tjetër s’na ka kontaktuar deri më tani për Jadonin. Unë nuk mund të përgjigjem sot në pyetjen se a do të qëndrojë Sancho në Dortmund përtej këtij sezoni”, ka thënë Zorc.
“Ajo që mund ta them me siguri është se ai ndihet shumë rehat me ne, përndryshe s’do të ishte duke bërë paraqitje aq mbresëlënëse javë pas jave”.
“Ai është një fenomen dhe tani është duke bërë superparaqitje. Ai nuk pushon pothuajse kurrë sa është në fushë, gjithmonë i ndihmon skuadrën në mbrojtje. Ai punon shumë dhe e ka fituar respektin tim”.
Dashi Dite e paqëndrueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ju duhet te toleroni me…
Barcelona duhet të largojë disa lojtarë përpara se të nënshkruajë me një sulmues të ri nga krahu i majtë këtë…
Aktori shumë i dashur shqiptar, Herion Mustafaraj, i cili prej vitesh jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…
Një turist belg është plagosur mbrëmjen e kësaj të diele në bregdetin e Shkëmbit të Kavajës, pasi është rrëzuar në…
Paris Saint-Germaini ka marrë fitore me rezultat të thellë 4-0 ndaj Atletico Madridit në kuadër të Grupit B në Kupën…
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon nesër në mesditë seancë plenare, e hënë, ora 13:00. Rendi i ditës është si më poshtë…