Categories: Uncategorized

Bonaventura i zhgënjyer nga Milani, kisha akoma për të dhënë

Pas 6 vitesh me fanellën e Milanit, Giacomo Bonaventura është një futbollist i lirë, pasi kuqezinjtë nuk i ofruan rinovimin e kontratës dhe aktualisht është në kërkim të një tjetër skuadre për të vijuar karrierën, ndonëse nuk e fsheh zhgënjimin ndaj milanezëve.

“Mund të jepja akoma shumë, por e kuptova që ndaj meje ndryshuan vlerësim, që pas dëmtimit në gju. Me një vit nga skadenca dhe me një dëmtim të rëndë, një shoqëri që të beson, të rinovon menjëherë, por me mua nuk ndodhi. Pati vetëm gjysma fjalësh. Milani ka parë gjithçka te unë, si anën njerëzore, ashtu edhe atë profesionale, por vura re që vlerësimi ndaj meje ndryshoi pas dëmtimit. Ose ndoshta ndryshoi stili i Milanit”, u shpreh Bonaventura.

Të lidhura

None found

Gjatë 6 sezoneve me fanellën kuqezi, mesfushori i ardhur nga Atalanta numëron plot 184 ndeshje zyrtare, gjatë të cilave ka shënuar edhe 35 gola, ndërsa momenti që do të mbajë mend gjatë te Milani, është triumfi në Superkupën italiane, në Doha të Katarit.

“më vjen keq që gjatë kësaj periudhe te Milani, nuk pata të njëjtin trajner për 3-4 sezone radhazi. Na ndryshoheshin shumë shpesh trajnerët dhe gjithmonë përfundoje në provë. Kujtimi më i bukur do të mbetet triumfi në Superkupën e Italisë, në Doha. Ishte lumturi e pamasë të shihje shkëlqimin në sytë jo vetëm të trajnerëve dhe futbollistëve, por të të gjithë njerëzve që punonin në klub”, deklaroi mesfushori.

Gjashtë muajt e fundit të karrierës së tij te Milani, Bonaventura luajti edhe në krah të gjigantit suedez Zlatan Ibrahimovic, për të cilin thotë se kishin marrëdhënie shumë të mira dhe nuk ia kursen elozhet.

“Pas ardhjes së Ibrës, mu rikthye entuziazmi dhe dëshira për të “pushtuar botën”. Unë dhe ai ishim dy pleqtë e skuadrës. Ajo që Ibra bën në fushë, e shohin të gjithë, por diferencën te ai e bën inteligjenca, jo vetëm në futboll”, tha Bonaventura.

të fundit

SpaceX shënon një arritje historike: Mechazilla kap për herë të parë Starship pas kthimit nga hapësira

Kompania hapësinore SpaceX, e themeluar nga Elon Musk, ka shënuar një tjetër arritje të rëndësishme në eksplorimin e hapësirës, duke…

15 minutes ago

Francë, sulmi kibernetik ndaj Maileva-s prek të dhënat e mbi 22 milionë personave

Mbi 22 milionë persona janë prekur nga një sulm kibernetik mbi platformën franceze Maileva, në pronësi të grupit La Poste.…

16 minutes ago

Arlinda Zekaj kërkoi mbrojtje para se të vritej: shkeljet që nxori në pah inspektimi në Pejë

Vrasja e Arlinda Zekajt, më 25 tetor 2026 në Vitomiricë të Pejës, ka nxitur reagime të shumta dhe hetime për…

18 minutes ago

Verdict for Thaçi and others in administration of justice case to be announced in The Hague on Tuesday

Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve në gjykimin për administrim të drejtësisë në Dhomat…

24 minutes ago

US steps up security after reports of a possible Iranian drone attack on Trump

Shërbimet amerikane të sigurisë kanë rritur nivelin e gatishmërisë pas informacioneve për një plan të mundshëm iranian për të kryer…

25 minutes ago

SHBA shton masat e sigurisë pas raportimeve për një sulm të mundshëm iranian me dronë ndaj Trump

Shërbimet amerikane të sigurisë kanë rritur nivelin e gatishmërisë pas informacioneve për një plan të mundshëm iranian për të kryer…

33 minutes ago