Erjon Bogdani ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare i cili pjesën më të madhe të karrierës së tij u aktivizua në Serinë A italiane me skuadra si Siena, Chievo apo edhe Cesena në një intervistë për mediat në Apenine ka komentuar transferimin e Marash Kumbullas te Roma, duke vlerësuar maksimalisht talentin shqiptar, me Bogdanin që është shprehur se Roma ka bërë një goditje të zgjuar. Erjon Bogdani e ka stërvitur Marash Kumbullën te Shqipëria U-19 kur ka qenë trajner i kuqezinjëve të vegjël.
“Roma ka marrë një mbrojtës të shkëqlyer dhe po ashtu kanë bërë një investim të shkëlqyer. Kumbulla është i datëlindjes 2000 dhe në Kombëtare me mua ka luajtur edhe pse ishte nën moshë. Ka pasur një përmirësim dhe rritje të madhe. Zhvilloi një kampionat shumë të mirë në sezonin e kaluar”. Mos ishte pak i lartë çmimi prej 30 milionë euro? “Vlerësimi i tij nuk ishte i ekzagjeruar. Ishin shumë klube pas Marashit. Roma ka bërë një lëvizje të shkëlqyer për një lojtar që është rregullisht edhe në kombëtare”.
None found
Presioni te Roma- “Roma duhet të ruaj investimin e saj, por ai vjen të luaj në një skuadër të fortë. Tani është në dorën e tij”.
Një pikë e dobët që Fonseca duhet të punojë? “Në Serinë A duhet të përmirësohesh gjithnjë sepse ka sulmues të fortë. Kumbulla është i gjatë, disa thonë se është i ngathët, por nuk është e vërtetë. Marashi e lexon aksionin shumë mirë, ka edhe sensin pozicionimit. E ndoqa në sezonin e kaluar dhe më impresionoi, veçanërisht në ndeshjen me Interin ku markoi Lukakun. I qëndroi atij shumë mirë nga pas”.
Është gati për futbollin që luan Roma? “Ai me mua ka luajtur edhe me katër mbrojtës duke u aktivizuar si qendër e majtë.Por, ai është një lojtar që ka personalitet dhe nuk ka frikë edhe të shkojë përpara për të nisur një aksion. Po flasim për një djalosh 20-vjeçar që di shumë mirë të adaptohet në sistemet mbrojtëse”, u shpreh Bogdani.
Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka zhvilluar një takim bilateral me Ministrin e Mjedisit të Bangladeshit dhe Ministren e Shtetit…
Një tjetër fundjavë protestash në Francë. Sipas shifrave nga Ministria e Brendshme, 106 mijë njerëz morën pjesë të shtunën në…
Kosova ka ndërmarrë një hap të ri në forcimin e mekanizmave kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, duke…
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq një jurist të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), i…
Jo vetëm burg për korrupsionin, por edhe konfiskim të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme dhe ndalim të përjetshëm…
Largimin e disa anëtarëve të saj dhe kalimin e tyre në radhët e ZNAM-it, LSDM nuk e sheh si humbje…