sport

Erion Bogdani i zhgënjyer nga Kombëtarja: Nuk e di çfarë vlere pati kjo ndeshje!

Pavarësisht fitores 1-0 ndaj Gjibraltarit, ish-sulmuesi i Kombëtares, Erjon Bogdani, nuk ka mbetur i kënaqur me paraqitjen e kuqezinjve. Në analizën e tij pas ndeshjes, ai theksoi se ekipi tregoi mungesë dëshire dhe intensiteti.

“Sipas mendimit tim, gjëja pozitive ishte që disa lojtarë të rinj patën mundësinë të debutonin me Kombëtaren. Por përtej kësaj, ishte një ndeshje e zbehtë: pa ritëm, me qarkullim të ngadaltë të topit, pothuajse pa gjuajtje në portë dhe pa dëshirë. Nuk e di sa vlejti realisht për përgatitjen e ndeshjes së ardhshme,” u shpreh Bogdani.

Të lidhura

None found

Ai vuri theksin te mungesa e ideve sulmuese dhe e lëvizjeve vertikale nga mesfusha, duke shtuar se lojtari më aktiv ishte Medon Berisha me dy goditjet e tij të rrezikshme në pjesën e parë.

“Me një kundërshtar kaq modest, që aktivizoi futbollistë shumë të rinj, prisja më shumë aksione, më shumë gjuajtje dhe mbi të gjitha gola. Për mua kjo ishte një ndeshje pa ritëm, ndërkohë që e ardhmja duhet të duket krejt ndryshe,” përfundoi Bogdani.

të fundit

Protesta për të pestën fundjavë në Francë, 106 mijë pjesëmarrës dhe 219 të arrestuar

Një tjetër fundjavë protestash në Francë. Sipas shifrave nga Ministria e Brendshme, 106 mijë njerëz morën pjesë të shtunën në…

1 minute ago

Kosova zgjeron raportimin për luftën kundër pastrimit të parave, çfarë përcakton udhëzimi i ri

Kosova ka ndërmarrë një hap të ri në forcimin e mekanizmave kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, duke…

7 minutes ago

Në gjyq juristi i Kadastrës për heqjen e kufizimit mbi një pronë në Selitë

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq një jurist të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), i…

8 minutes ago

Partia e Pensionistëve kërkon burg, konfiskim pasurie dhe ndalim të përjetshëm të funksioneve publike për të dënuarit për korrupsion

Jo vetëm burg për korrupsionin, por edhe konfiskim të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme dhe ndalim të përjetshëm…

10 minutes ago

LSDM: Ish-anëtarët që punonin kundër nesh për para kaluan te ZNAM-i i Dimitrievskit

Largimin e disa anëtarëve të saj dhe kalimin e tyre në radhët e ZNAM-it, LSDM nuk e sheh si humbje…

10 minutes ago

Majko kërkon kandidat që fiton në Tiranë dhe paralajmëron humbjen e bashkisë, Rama: Dyshimet e tij më nxisin të zgjedh drejt

Në Asamblenë Kombëtare Socialiste, ish-kryeministri Pandeli Majko ka mbajtur një fjalë duke kërkuar pastrimin e PS-së nga ata persona me…

10 minutes ago