Kosit barin dhe bën shëtitje në kalë, por jo për këtë arsye ka hequr dorë nga karriera e tij si bomber. I larguar momentalisht në një jetë prej bariu gjatë karantinës në rezidencën e tij në fshatin e Saltos (në Uruguai) Edinson Cavani, në skadencë kontrate me PSG-në, kërkon një sfidë të fundit.
Mundësisht në Europë, por jo për këtë arsye detyrimisht me ulje page.
None found
Për këtë, ashtu siç ndodhi në janar me Atletikon e Madridit, kërkesa e uruguaianit ka frenuar edhe joshjen e Interit, që vazhdon të mendojë për një situatë post-Lautaro në rast se argjentinasi vërtet do të përfundonte te Barcelona. Në moshën 33-vjeçare, sulmuesi prej 200 golash me parisienët nuk zbret poshtë 12 milionë eurove neto në sezon.
Klubi zikaltër parashikon të mos shkojë përtej shifrës së parashikuar në kontratat e Lukakut dhe Eriksenit, ose më saktë 7,5 milionë plus bonuse (rreth 9).
EKUILIBËR – Pra, frenimin e asaj që dukej një fejesë e lumtur, ka qenë pikërisht vendosmëria e përfaqësuesve të Cavanit për të mos kanosur përfitimet e tij financiare. Te PSG, Kavani përfiton 1,345 milionë euro bruto në muaj me rekordmenët e Ligës 1: ka pagën e katërt më të lartë të klubit francez, pas Nejmarit, Mbapesë dhe Silvës.
Vështirë të gjendet një tjetër klub që mund t’i garantojë të njëjtën siguri. Me siguri jo Interi, që aplikon një politikë të kujdesshme të pagave, edhe për të mbajtur ekuilibrin në grup. Kështu, pas disa bisedash, negociatat janë ndalur.
Një incident i rëndë dyshohet se ka ndodhur gjatë ditës së sotme në ambientet e Ministrisë së Ekonomisë, ku djali…
Zyra e Kryeministrit ia ka dorëzuar sot Komisionit Hetimor Parlamentar raportet e Ministrisë së Drejtësisë dhe të Ministrisë së Punëve…
E ardhmja e Dayot Upamecanos te Bayern Munich mund të varet nga një detaj i kontratës së tij të re,…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur të kalojë në seancë plenare kërkesën e Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH), që kundërshton rregulloren…
Partia Socialiste paralajmëron se do të vijojë me propozimet e saj për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, nëse Partia Demokratike nuk…
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, Elmi Reçica dhe Ariana Musliu Shoshi e kanë takuar të hënën me…