Trajneri Quique Setien thotë se Barcelona bëri një hap përpara kundër Athletic Bilbaos mbrëmjen e djeshme, kur u eliminua nga Kupa e Mbretit, duke humbur 1-0 në fazën çerekfinale.
Inaki Williams shënoi një gol me kokë në momentet e fundit të ndeshjes që po zhvillohej në stadiumin “San Mames”, duke e eliminuar Barcelonën nga Kupa e Mbretit.
Që kur Setien ka marrë postin e trajnerit, Barcelona për pak sa nuk u mposht nga Ibiza, ka humbur kundër Valencias dhe mbrëmë u mund nga Bilbao.
Mirëpo tekniku Setien u shpreh i sigurt se skuadra po përmirësohet.
“Duke e marrë parasysh se çfarë na ka ndodhur në ndeshjet e tjera si mysafirë, ne bëmë një hap përpara në aspektin se si duhet të përmirësohemi”, tha Setien.
“Është e njëjta si gjithmonë; ka ditë kur ke vetëm një rast dhe shënon dhe ka ditë kur ke dhjetë raste dhe s’mund të shënosh. Nuk ka sqarim. Unë s’di se cilin duhet të fajësoj. Goli i tyre erdhi nga një aksion që nuk ishte i rrezikshëm. Ka disa gjëra që s’mund të kontrollohen dhe kjo është njëra ndër to. Gjithçka shkoi mirë, përveç rezultatit. Jam i lumtur me punën e skuadrës”, përfundoi tekniku i Barcelonës.
Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…
Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…
Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…
Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…