Categories: Uncategorized

Bardhi flet për ndeshjen e 26 marsit: Edhe pse jam nip Kosove, do mundohem ti mund dajtë

Në intervistën për emisionin “Ich bin Albaner“, futbollisti i Levantes dhe i kombëtares së Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi mes tjerash ka deklaruar se si nip Kosove do të mundohet t’i fitojë dajtë e tij në ndeshjen e 26 marsit në Shkup mes Maqedonisë dhe Kosovës, ndeshje e vlefshme për play-off të Ligës së Kombeve për kualifikim në Euro 2020.

Gjatë intervistës, ai tha se të dyja ekipet janë të forta dhe se një gabim i vogël do të kushtojë shumë.

Të lidhura

None found

“Pika kryesore e Maqedonisë së Veriut nuk jam vetem unë, por edhe Elmas, Pandev, Alioski e shumë të tjerë. Është kënaqësi, do të jerë një ndeshje emocionuese. Shpresoj mos të ketë gjëra josportive, sepse sporti i bashkon njerëzit. Do të jetë një ndeshje emocionuese. Janë 90 minuta që çojnë në histori për dy ekipet. Të dy ekipet kanë lojtarë shumë kualitativ dhe shpresoj se Maqedonia do të fitoj”, – ka deklaruar Enis Bardhi.

“Edhe Kosova ka ekip të fortë, janë lojtarë që luajnë në liga të forta. Kanë futbollistë cilësorë si Muriqi, Rashica, Rrahmani. I ndjek lojtarët e Kosovës, sidomos tani kur do luajmë me ata. Do të jetë ndeshje e mirë, me shumë talent brenda fushës. Luajmë në shtëpinë tonë dhe do të japim maksimumin të shënojmë fitore për të shkuar në europian. Të dyja ekipet jemi shumë të forta dhe një gabim i vogël do të kushtojë shumë. Pra, do të jetë ndeshje emocionale, pasi unë nënën e kam nga Kosova, jam nip Kosovë, por në fushë 90 minuta do të tentojë t’i mund dajtë (qeshë)”, – tha ai.

“Maqedonia që 19 vjeç më ka dhënë mundësinë të debutojë. I jam gjithmonë mirënjoihës, por edhe njerëzve që më kanë ndihmuar shumë. Në fund të fundit ne luajmë për sukses.

“Kemi për ta shijuar atë lojë. Do të jetë ndeshje e fortë. Unë mendoj të fitoj më i miri dhe unë besoj se ne jemi ne më të mirët (qeshë)”, përfundoi Enis Bardhi

të fundit

Mali Mokna dhe Liqeni i Ujmanit, nis rruga për shpalljen zona të mbrojtura

Ministria e Mjedisit ka pranuar zyrtarisht Studimin për vlerat natyrore të Malit Mokna dhe Liqenit të Ujmanit, i cili do…

2 minutes ago

Vedat Muriqi pas golit të fitores ndaj Liverpoolit: Fenerbahce tregoi madhështinë e saj

Sulmuesi Vedat Muriqi thotë se iu treguan Evropës sa e madhe është Fenerbahce me fitoren ndaj Liverpoolit.Skuadra turke përmbysi rezultatin…

11 minutes ago

AUV launches oversight of the entire dairy chain, from farms to market

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka nisur zbatimin e Programit të Përhershëm të Survejimit dhe Monitorimit të Sektorit të…

16 minutes ago

Hoti: Over €2.5 million allocated to organizations providing social services

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka marrë pjesë në tryezën e diskutimit për shëndetin…

16 minutes ago

Pandovski: Political influence and funding undermine judicial independence

Kryetari i "Transparency International" Maqedoni, Blagoja Pandovski pas publikimit të Raportit të KE-së për vendin theksoi mangësitë në sundimin e…

17 minutes ago

Janevska on investigation at Goce Dellçev University in Shtip: The person has been identified and will face the consequences

Policia ka hapur një hetim ndaj një punonjësi të Universitetit Goce Dellçev në Shtip për dyshime për korrigjime të paautorizuara…

17 minutes ago