Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll nesër (e premte) do të luaj ndeshjen e parë kontrolluese ndaj Moldavisë në Antalia të Turqisë.
Para kësaj sfide në një konferencë shtypi ka folur kapiteni i Maqedonisë, Enis Bardhi, i cili ka thënë se këto dy ndeshje miqësore do t’iu shërbejnë si përgatitje për Ligën e Kombeve.
None found
“Jemi grumbulluar pas disa muajve pauzë në përfaqësuese. Besoj se jemi të gatshëm dhe mendoj që këtë herë shumica e lojtarëve kanë më shumë minutazhë në ekipet e tyre. Forma e djemve besoj që është ne një nivel fizikisht pak më të lartë dhe jemi përgatitur që ta shohim veten në këto dy miqësore, të cilat do të na shërbejnë për ndeshjet e ardhshme në Ligën e Kombeve dhe të përgatitemi për ato sfida, që janë të rëndësishme për neve dhe të japim maksimumin”, ka thënë Enis Bardhi.
Dueli ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Moldavisë do të zhvillohet nesër në stadium “Mardan” të Antalias, duke nisur nga ora 15:30.
Maqedonia nuk do të ketë në dispozicion vetëm Stefan Ashkovskin, i cili edhe pse është i grumbulluar në Antalia, për shkak lëndimit nuk do të mund të luaj, përderisa të gjithë futbollistët tjerë janë në dispozicion të seleksionuesit, Bllagoja Milevski për ndeshjen e nesërme. /Telegrafi/
Paris Saint-Germaini ka marrë një lajm të keq në ndeshjen si mysafir ndaj Nice, pasi sulmuesi anësor Desire Doue është…
Prokuroria Themelore Publike në Manastir ka ngritur aktakuzë ndaj një personi për lëndim trupor gjatë ushtrimit të dhunës në familje.…
Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se bota po përballet me krizën më të madhe energjetike në histori, ndërsa shpreh shqetësimin se…
Deputeti i PD-së Edi Paloka, i ftuar në emisionin Kjo Javë në News24 komentoi përplasjen mes kryeministrit Edi Rama dhe…
Partizani - Vllaznia PARTIZANI 0-0 VLLAZNIA “Abissnet Superiore”: Java 12Stadiumi: “Air Albania”Arbitër: Laver Alla FORMACIONET ZYRTARE:PARTIZANI: Qirko; Atanaskoski, Janjeva, Ismaili, Jovicic, Human,…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka përsëritur dëshirën e Ukrainës për t'u anëtarësuar në NATO, duke e cilësuar këtë hap si…