Categories: Uncategorized

Barcelona në ankth, Messi pritet të mungojë në ndeshjen e parë

Barcelona në ankth për gjëndjen e Lionel Messit. Ylli argjentinas u ndal në stërvitje ditën e martë teksa pësoi një dëmtim që do ta mbajë për pak kohë larg fushave të futbollit.

Media spanjolle TV3 raporton se nga skanimi është vënë re një problem muskulor në këmbën e djathtë. Një dëmtim i tillë kërkon zakonisht 10 ditë për rikuperimin e plotë, çka bën që Messi të mos jetë i gatshëm në takimin e parë pas rikthimit të futbollit në Spanjë. Katalanasit kanë në program me Mallorcan, më datë 13 qershor takim i vlefshëm për javën e 28-të të La Ligas. Kuptohet që argjentinasi nuk do të jetë i gatshëm.

Të lidhura

None found

Tre ditë më pas, më 16 qershor, Barcelona pret Leganes dhe me gjasa edhe në atë takim 6-herë fituesi i Topit të Artë mund të kursehet, në mënyrë që në takimin kundër Sevilla, më 21 qershor, Messi të jetë në fushë dhe të jetë në formën e tij optimale për të lenë shenjë në një transfertë delikate për Barcelonën që mund të vendosë shumë për fatet e titullit kampion.

Që Barça kryeson aktualisht La Ligan, Messi ka merita të jashtëzakonshme pasi në 22 takime në të cilat është aktivizuar ka shënuar 19 herë.

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

2 hours ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

3 hours ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

4 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

5 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

5 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

5 hours ago