Categories: sport

Një javë nga fundi i kontratës me Barcelonën, Messi ende nuk ka vendosur

Lionel Messi  ka hyrë në javën e fundit të kontratës së tij me Barcelonën.

Më 30 qershor, 6 herë fituesi i Topit të Artë do të jetë i lirë, pra nuk do të ketë asnjë detyrim kontraktuar me klubin me të cilin ka që qenë i lidhur që nga shtatori i vitit 2000.

Të lidhura

None found

“Pleshti” është në negociata me ekipin katalan për të rinovuar kontratën, por nuk ka përparime të rëndësishme, fakt që e mban Bordin e Barçës në ankth, pasi argjentinasi është burimi kryesor i klubit në aspektin sportiv, emocional dhe ekonomik.

Përkundër informacionit që tregon se ai tashmë ka dhënë “ok” e tij, përfaqësuesit e lojtarit këmbëngulën se ai ende nuk ka marrë një vendim. Në fakt, edhe oferta e “blaugranave” nuk është bërë zyrtare.

Te Barcelona besojnë se sulmuesi, i kërkuar gjithashtu nga skuadra të tjera të mëdha, do të rinovojë, megjithëse shpresonin që ai do ta kishte hedhur tashmë të zezën mbi të bardhë.

Presidenti Joan Laporta beson se gjithçka do të mbyllet zyrtarisht para 30 qershorit.

Numri 1 i klubit, por edhe fansat, nuk e imagjinojnë dot Messin me fanellë tjetër.

Argjentinasi ka kaluar 17 sezone në ekipin e parë dhe më shumë se 20 vjet duke mbrojtur ngjyrat “blaugrana”.

Largimi i tij i mundshëm mund do të shkaktonte “tërmet” në klubin e famshëm katalan.

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

45 minutes ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

1 hour ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

2 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

3 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

3 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

3 hours ago