Prej ditësh Barcelona zë faqet kryesore të lajmeve të merkatos, pasi emra si Neymar, Lautaro, De Ligt, Skriniar etj., janë lidhur me një transferim të mundshëm të katalanët gjatë merkatos së verës së ardhshme, megjithatë sipas mediave spanjolle situata nuk është ashtu si duket.
Kjo pasi klubi “blaugrana” nuk po kalon një periudhë shumë të mirë ekonomike dhe pikërisht për të reduktuar sa më shumë humbjet, ka vendosur të mos rimbursojë abonentët për pjesën e ndeshjeve që nuk do t’i shohin dot nga stadiumi.
None found
Klubi i Barcelonës ka shpenzuar pa fund vitet e fundit për të afruar në skuadër emra si Dembele, Griezmann, De Jong, Coutinho, etj., të cilët nuk kanë justifikuar besimin e drejtuesve dhe përveç holandezit, të tjerët janë me valixhet gati.
Pikërisht për këtë arsye, investimet e Barcelonës këtë verë do të jenë ngushtësisht të lidhura me merkaton në dalje, pasi nëse nuk arrihet të shiten fillimisht 3-4 emra me peshë, që përfitojnë paga të larta në klub, atëherë nuk do të ketë vend për emrat e shumtë që janë në listë për t’u afruar.
Pagat në klubin katalan kanë kaluar shifrën e 900 milionë eurove dhe borxhet mund të rriten edhe më tej, duke konsideruar humbjet e parashikuara prej pandemisë Covid-19, ndaj te Barcelona nuk do të kenë duar të lira për të shpenzuar këtë verë, ndryshe nga lajmet optimiste të mediave.
nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…
Këtë të diel një dollar dollar amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro, blihet me 90.5…
Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të…
Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…