Categories: Uncategorized

Barcelona bën lëmsh Europën me Suarez

Barcelona bën përsëri lëmsh merkaton në Europë. Klubi katalanas nuk dëshiron të ketë më pjesë të tij Luis Suarez, por në të njëjtën kohë nuk lë lojtarin të shkojë falas te një prej rivalëve në La Liga.

Luis Suarez kishte akordin e plotë me katalanasit për të ndërprerë kontratën me ta dhe për të qenë futbollist i lirë, duke hequr dorë nga disa miliona euro vetëm për t’u larguar nga skuadra ku ishte kthyer në golashënuesin e tretë më të mirë të të gjitha kohëve në 6 vitet e tij aty.

Të lidhura

None found

Barcelona ishte mëse e lumtur, pasi Ronald Kuman nuk e cilësonte pjesë të projektit futbollistin argjentinas, por gjithçka ka ndryshuar në momentin kur Suarez gjeti akordin me Atletiko Madrid.

Mediat spanjolle raportuan se Atletiko ishte gati të hapte dyert për futbollistin nëse vinte me parametër zëro, duke i garantuar atij një rrogë prej 9 milionë eurosh në dy sezonet e marreveshjes që do të nënshkruhej vetëm falë këtij kushti. Por në këtë mes ka ndërhyrë Barcelona, e cila nuk dëshiron që të përforcojë me kaq lehtësi një kundërshtar, ndaj katalanasit kanë bllokuar Suarez, duke kërkuar që Atletiko të paguajë në arkat e katalanasve për lojtarin, e duke bërë që madrilenët për momentin të tërhiqen.

Lëvizje që mund të bllokojë në seri edhe atë të Morata drejt Juventusit, e lë gjithçka të hapur kësisoj për marrveshjet për emra të tjerë si Kavani e Xheko, të cilët janë në kërkim të skuadrave të radhës dhe mund të përfundojnë te Atletiko. Një kaos i pazakontë, i shkaktuar nga Barcelona e cila vazhdon ende të ketë probleme të mëdha sa i përket menaxhimit të situatave me lojtarët e saj.

të fundit

Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për të dyshuarin në rastin e tjetërsimit të pronës publike

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj një personi me inicialet M.B.,…

2 minutes ago

Shtyhet për 24 nëntor seanca ndaj Jeton Sylajt për kanosjen e Arlinda Zekajt

Kryetari i Gjykatës së Pejës, Shemsedin Haxhijaj, thotë se nuk ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj gjyqtarit Migjen Kastrati, pasi sipas…

3 minutes ago

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kamionë me automjete në Han të Elezit

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar mallra të padeklaruara gjatë kontrollit doganor në Pikën e Kalimit Kufitar në Han…

7 minutes ago

Vespa përditëson skuterët elektrikë për 2027: motor i ri, më shumë autonomi dhe më pak konsum

Vespa ka prezantuar gamën e përditësuar elektrike për vitin 2027, duke sjellë motor të ri, efikasitet më të lartë, konsum…

7 minutes ago

Audi prezanton Nuvolari me 987 kuaj fuqi, çmimi nis nga 700 mijë dollarë

Audi ka konfirmuar se supervetura e re Nuvolari do të jetë e disponueshme edhe në SHBA, por në një numër…

7 minutes ago

Pa patentë shoferi, Jude Bellingham shton në koleksionin prej shtatë makinash një Lamborghini rreth 250 mijë euro

Jude Bellingham (23 vjeç), një yll i Real Madridit dhe ekipit kombëtar të Anglisë, pranoi se nuk di të gatuajë…

8 minutes ago