E ardhmja e Manuel Neuer mund të mos ketë më si mburojë fanellën e Bayernit të Mynihut.
Portieri gjerman, i cili sivjet ka dëmtuar marrëdhëniet me drejtuesit e lartë të klubit, ka refuzuar ofertën për rinovim që i është bërë në orët e fundit.
None found
33-vjeçari ka një kontratë me kampionët e Bundesligës deri në verën e vitit 2021, por oferta e fundit që i është bërë kishte skadencën 2023 dhe Neuer e ka refuzuar atë kategorikisht.
Ultimatumi i gardianit të Bayernit ka qenë skadenca 2025, përndryshe kërcënon largimin nga Mynihu.
Dhe sipas britanikes “Daily Mail” edhe përgjigja e bavarezëve ka qenë e ftohtë nga ana e krerëve të klubit, duke konfirmuar ndoshta se krisja mes palëve është totale.
Këtë verë nuk do të ishte çudi në rast të një divorci të bujshëm dhe të papritur mes Bayernit dhe Manuel Neuerit, ndonëse për këtë të fundit nuk do te jetë aspak e vështirë që të gjejë një tjetër ekip.
Sërish sipas burimeve mediatike angleze, Neuer duket gjithmonë e më i tunduar nga joshja e Chelseas, i cili është i vendosur për të larguar titullarin Kepa.
Prandaj, duke parë edhe risitë që vijnë nga Mynihu, ndoshta blutë e Londrës do ta rrisin edhe më shumë presingun në vazhdim ndaj kapitenit bavarez.
Gjithsesi, në këtë pikë edhe Bayerni ndoshta nuk është shumë i trembur nga një largim i mundshëm i portierit të Kombëtares gjermane, pasi e kanë blerë tashmë pasardhësin e tij, Aleksandër Nubelin nga Schalke 04.
Gjithsesi, përveç 23-vjeçarit një alternativë mbetet edhe Mark-Andre Ter Shtegen që duket se do të largohet nga Barcelona pas rihapjes sa merkatos.
Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka thënë se pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, institucionet duhet të…
Shtatë vjet më parë, Harry Kane ishte në Prishtinë me Anglinë për përballjen ndaj Kosovës, në ndeshjen e fundit të…
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se partia e tij nuk ka hequr dorë nga Ligji për Gjykatën Speciale…
Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që sistemi i…
Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në vendin e punës në Valtopina të Italisë. Rogert Ajdini,…
Aktorja e njohur Natalie Portman ka rrëfyer se seksualizimi i imazhit të saj që në fëmijëri e shtyu të krijonte…